Fasulen do ta gatuaj kuzhinieri Lupço Gievski, fitues i shumë çmimeve, kurse procesi i përgatitjes dhe gatimit do të vlerësohet nga juria zyrtare e organizatës ndërkombëtare të çmimeve të Ginisit. Organizator i këtij evenimenti është biznesmeni Stojan Devçevi.
Pas përpjekjeve për të thyer rekordin botëror të Ginisit për qoften më të madhe dhe ëmbëlsirën më të madhe, këtë verë në Shtip do të bëhet përpjekja për gatimin e fasules në kazanin më të madh në botë.
Kazani 3450 litërsh, i cili peshon 4 ton dhe është i gjatë 1 metër e 40 cm, sot ishte vendosur në sheshin e Shkupit për ti paralajmëruar dhe ftuar qytetarët në këtë eveniment, i cili do të mbahet më 8 gusht në fshatin Saraçievo të Shtipit.
Fasulen do ta gatuaj kuzhinieri Lupço Gievski, fitues i shumë çmimeve, kurse procesi i përgatitjes dhe gatimit do të vlerësohet nga juria zyrtare e organizatës ndërkombëtare të çmimeve të Ginisit. Organizator i këtij evenimenti është biznesmeni Stojan Devçevi.
Që ta mposhtim rekordin botëror duhet të gatuajmë 3 ton e gjysmë fasule, do të thotë duhet të kemi rreth 326 kg fasule, rreth 2 ton ujë, dhe mëlmesa tjera që duhet ti përdorim. Momentalisht jemi duke u përgatitur për këtë ngjarje, i provojmë reçetat, bëjmë gati ekipin dhe dëshirojmë që dalim të suksesshëm në këtë përpjekje, tregon një kuzhinier.