Ky është një lloj presioni i qytetarëve që partitë ti përmbushin detyrimet dhe pretimet e tyre si dhe tu tregojnë zyrtarëe në Bruksel se në Maqedoni ekzistojnë forca që janë në favor të BE-së, deklaroi Vlladimir Millçin, nga Instituti Fondacioni Shoqëri e hapur.
Përfaqësuesit e partive politikë në vend me përjashtim të atyre të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, si dhe PDSH-së e cila ka kohë që mungon në Kuvend, dhe rreth 55 organizata joqeveritare dhe fondacione firmosën deklaratën Maqedonia në BE dhe NATO. Qëllimi i kësaj iniciative është përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe mos lejimi që problemet bilaterale me Greqinë të bëhen pengesë.
Ky është një lloj presioni i qytetarëve që partitë ti përmbushin detyrimet dhe pretimet e tyre si dhe tu tregojnë zyrtarëe në Bruksel se në Maqedoni ekzistojnë forca që janë në favor të BE-së, deklaroi Vlladimir Millçin, nga Instituti Fondacioni Shoqëri e hapur.
Është koha në Maqedoni të fillojë rekrutimi i forcave progresive. Ne mendojmë fuqishëm se Maqedonia nuk ka alternativ tjetër përveç NATO-s dhe BE-së, tha Sulejman Rushidi, deputet i Demokracisë së Re.
Maqedonia në vitin 2010 gjendet në një stituatë shumë të çuditshme, nga njëra anë asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër intergrimeve euroatlantike, kurse nga ana tjetër me politikat e kësaj qeverie asnjëherë nuk kemi qenë kaq larg. Mungesën e VMRO-DPMNE-së e cilësoj si një tregues shtesë për axhendën e tyre anti europiane, tha Gordan Georgievski nga LSDM.
VMRO-DPMNE për mosfirmosjen e deklaratës tha se nuk ka qenë e ftuar në këtë iniciativë. Gjithashtu mendon se nisma është ndërmarrë nga Cërvenkovski. Sipas VMRO-DPMNE, mbledhja e sotme nuk ishte gjë tjetër veçse dëshmi për dëshirën e kreut të LSDM-së për pushtet.
Këto mbledhje qesharake tregojnë dëshirën e pa skurpullt për pushtet të Branko Cërvenkovskit. VMRO-DPMNE nuk ka marrë asnjë ftesë për evenimentin e sotëm që dëshmon edhe një herë se ky është frut i dëshirës për pushtet të LSDM-së, u shpreh Sasho Stefanoski i VMRO-DPMNE-së.
Me këtë deklaratë, që javën e ardhshme do tu dërgohet të gjitha institucioneve BE-së, NATO-s dhe përfaqësuesve të faktorit ndërkombtar në vend synohet që të njihen potencialet e forcave pro-evropiane të Maqedonisë.