E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke e dënuar dhunën që është ushtruar mbi aktivistet e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca ka thënë se qeveritarët janë ndier të rrezikuar se kjo lëvizje do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme dhe se ka zgjeruar horizontet e saj duke u mbështetur nga një numër i madh i qytetarëve. Ata kanë paralajmëruar protestë më 21 qershor, ditën kur pritet të gjykohet Albin Kurti.
Thaēi, Kermabon dhe Feithin fajtor pėr dhunėn e policisė












Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi, shefin e EULEX-it Yves De Kermabon dhe shefin e ICO-së Pieter Feith se janë përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar dje midis policisë dhe aktivistëve të kësaj lëvizjeje, raporton KTV-ja. Sipas tyre, në vend se të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni ata luftojnë organizimin qytetarë.

Duke e dënuar dhunën që është ushtruar mbi aktivistet e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca ka thënë se qeveritarët janë ndier të rrezikuar se kjo lëvizje do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme dhe se ka zgjeruar horizontet e saj duke u mbështetur nga një numër i madh i qytetarëve. Ata kanë paralajmëruar protestë më 21 qershor, ditën kur pritet të gjykohet Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar arrestimin e liderit të saj, Albin Kurti, si shprehje e frikës së pushtetit aktual në Kosovë, pas vendimit që kjo lëvizje të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Duke e cilësuar si proces të montuar politik, "Vetëvendosje" ka thirrur protestë për lirimin e Kurtit në ditën e fillimit të gjykimit ndaj tij.

Arrestimin e djeshëm të Kurtit dhe të disa aktivistëve të tjerë, kjo lëvizje e ka cilësuar si politik dhe ka ftuar 175 mijë nënshkruesit e peticionit për lirimin e Albin Kurtit nga procesi gjyqësor, që më 21 qershor, kur është paralajmëruar fillimi i gjykimit, të dalin dhe të protestojnë për të kërkuar ndërprerjen e procesit dhe lirimin e tij pa kushte.

Duke iu referuar zhvillimeve të djeshme që pasuan arrestimin e Kurtit, njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, tha gjatë konferencës së sotme për media se pushteti aktual, përfshirë edhe praninë ndërkombëtare, në vend se të luftojnë krimin e organizuar dhe strukturat ilegale të pushtetit në veri, po luftojnë organizimin popullor.

“Është një proces tejet tendencioz politikisht dhe procesit të tillë duhet t’i rezistohet në çdo moment. Këtë e kanë shprehur edhe 175 mijë firma nga qytetarët anembanë vendeve të banuara me shqiptarë", tha ai, raporton REL.

"Natyra e tillë e veprimit të pushtetit të sotëm ndaj veprimtarëve politikë e ka sjellë situatën deri këtu ku është dhe kjo frymë e përgjithshme do të dërgojë në turpe të tjera që po ndodhin dhe do të ndodhin vazhdimisht në shoqërinë tonë. Këto turpe mund të ndalen vetëm me një reagim qytetar”, tha Aliu.

Arrestimin e Kurtit, Aliu e cilësoi si një refleksion që vjen nga frika që, sipas tij, ka kapluar pushtetin aktual pas paralajmërimeve të "Vetëvendosjes" për t’u përfshirë në zgjedhje dhe në garën politike.

Në këtë frymë ishte edhe deklarata e aktivistit tjetër të "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, i cili tha se pushteti i korruptuar në Kosovë po mban në jetë strukturat paralele në veri, si dhe po tregon paaftësi në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Për ndërhyrjen brutale dhe aq të dhunshme të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mban për përgjegjës kreun e Qeverisë, Hashim Thaçi, shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo, dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Piter Feith".

"Tash që lëvizja jonë e kumtoi vendimin e debatit lidhur me pjesëmarrjen tonë edhe në zgjedhje, interesi i krerëve politikë të Kosovës për persekutimin e Albin Kurtit është bërë edhe më i drejtpërdrejtë dhe më i dhunshëm, ashtu sikurse u pa gjatë ndërhyrjes çnjerëzore të policisë dje”, theksoi Konjufca.

Publikuar: 13.06.2010 | 21:42
Lexuar: 299 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime