E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dhjetë komuna fituan nga një mini autobus për transport të nxënësve, me çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës e filloi realizimin e projektit 30 autobusë shkollorë.
Ndihmohen nxėnėsit




Çelësat e autobusëve, kryetarëve të komunave Karbincë, Konçe, Jegunoc, Zhelinë, Mogilë, Novac, Zajaz, Çeshkë, Likovë dhe të Qytetit të Shkupit ua dorëzoi kryeministri Nikolla Gruevski, duke porositur se arsimi duhet të jetë qasës për të gjithë fëmijët dhe studentët në Maqedoni.

"I siguruam dhjetë mini autobusët e parë të cilët Qeveria ua lëshoi komunave. Nëntë prej tyre të cilët janë me kapacitet më të vogël për shkak të nevojave dhe specifikave të terrenit të komunave do të dedikohen për transport të nxënësve në komunat rurale ku nuk ka transport publik, ndërsa një minibus të përshtatshëm për nxënës dhe studentë me hendikep i ndahet qytetit të Shkupit", tha kryeministri.

Ai njoftoi se për tre muaj për komunat do të sigurohen edhe 20 autobusët e tjerë të parashikur me projektin qeveritar dhe se planifikohet të jenë me kapacitet më të madh.

Kryeministri Gruevski vlerësoi se mos qasja deri në shkolla dhe kushtet në të cilat mësonin fëmijët e Maqedonisë në të kaluarën i kanë sjellë dëme të mëdha shtetit në pikëpamjen e arsimit të popullatës.

"Me lëshimin në përdorim të 10-të mini autobusëve bëhet një hap i fuqishëm drejt rritjes së ndjekjes së arsimit dhe i jep mundësi shumë të rinjve që ta fillojnë dhe vazhdojnë arsimin e tyre", tha kryeministri Gruevski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pero Stojanovski gjithashtu vlerësoi se projekti për sigurimin e autobusëve për transportin e fëmijëve është vetëm një nga hapat dhe angazhimet e Qeverisë për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së arsimit.

"Në procesin arsimor duhet të përfshihen të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nga territori i Maqedonisë. Ministria e Arsimit dhe BNJPL-ja përmes implementimit të projektit për 30 atuobusë shkollorë promovojnë kujdes dhe përkrahje si model për avancim të cilësisë së jetës së nxënësve në Maqedoni", tha ministri Stojanovski.

Publikuar: 11.01.2009 | 13:11
Lexuar: 1075 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime