Vetëm pesë për qind e gjitarëve e praktikon, pavarësisht se tradhtia është universale. Megjithatë nuk mungojnë raste të veçanta, si ajo e miut të Kalifornisë, një specie pjesëtarët e së cilës arrijnë të qëndrojnë besnikë edhe përballë tundimeve më të pamëshirshme
Në një libër ku rrëfehen sekretet e martesës, ky kapitull nuk kishte se si të mungonte. Duke studiuar disa zakone seksuale të kafshëve, Parker-Pope kujton monogaminë, që në natyrë është një fakt i rrallë.
Vetëm pesë për qind e gjitarëve e praktikon, pavarësisht se tradhtia është universale. Megjithatë nuk mungojnë raste të veçanta, si ajo e miut të Kalifornisë, një specie pjesëtarët e së cilës arrijnë të qëndrojnë besnikë edhe përballë tundimeve më të pamëshirshme. Besnikë ndaj tundimit janë edhe disa lloje zogjsh e aragostash.
Ajo që të duket e çuditshme është fakti se përballë një lirie të pakufishme, si është e mundur që qeniet njerëzore, para se të thonë përgjithmonë Po, Dua!, pyesin veten: Vërtet kemi lindur për ta kaluar jetën vetëm përkrah një njeriu?. Natyrisht që gjithçka varet nga jeta e personit dhe çfarë është shkruar në ADN-në e tij.
Në fakt, sipas disa studimeve ka baza biologjike për tradhti, një lloj predispozicioni gjenetik që do të favorizonte më shumë disa subjekte sesa disa të tjerë.