E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Rama në intervistën e tij vuri në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë dhe shtoi se: “Ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”.
Edi Rama: Në ‘jetën e tretë’ dua të jem i lirë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pasur ndërmend të hynte në politikë. “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”, shtoi ai në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama në intervistën e tij vuri në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë dhe shtoi se: “Ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”.

Rama në fjalën e tij shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve dhe ftesën e investitorëve turq për të investuar në Shqipëri dhe theksoi se Shqipëria ka potenciale për zhvillim në fushat si Energjetika, Minierat, Bujqësia dhe Industria.

Arti dhe politika nuk janë dy fusha që kundërshtojnë njëri-tjetrin tha Rama dhe shtoi: “Të paktën arti është një liri individuale, ndërsa politika është një shprehje e vullnetit të punës në grup. Nëse arti është një dritare që shikon drejt të pamundurës, politika është përpjekja e bërë për të arritur diçka të mundur”.

Pranimi i kritikave është i vështirë edhe në art tha Rama dhe u shpreh: “Por të jesh politikan do të thotë të dish të fitosh ndaj kundërshtarit kur merr kritika”.

Ashtu sikurse intelektualët, shkrimtarët apo artistët të cilët kanë jetuar në kohën e një “regjimi të hekurt”, Rama thotë se ka filluar jetën e tij politikë duke sjell në pah kundërshtimet ndaj sistemit dhe vazhdon: “Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e paparashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”.

Rama thotë se në jetën e tij të “tretë” shpreson që do të mund të ketë mundësi të flasë më shumë dhe më gjatë për artin dhe politikën. Ndërkohë Rama është personi i parë që merr pjesë si i ftuar nga “Tryeza e Ideve” si Kryeministër i një vendi.

– Kush është Edi Rama? –

Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai ka një karrierë të pasur në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave “Refleksione” në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe “Kurban”, botuar në vitin 2011.

Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike zë fill me lëvizjen për demokraci që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Edi Rama hyri në politikë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998.

Në vitin 2000, Edi Rama zgjidhet kryetar i Bahskisë së Tiranës me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke qëndruar në këtë post për 11 vite. Në vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi gjatë viteve në opozitë. Ndërsa pas fitores në zgjedhjet e parlamentare të 23 qershorit 2013 zgjidhet kryeministër i Shqipërisë./Anadolu Agency

Publikuar: 04.05.2015 | 14:03
Lexuar: 804 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime