E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Keqbërës të trishtë dhe qesharakë që duhen ndalur, gjykuar dhe ndëshkuar.
Expo, imazhi i shëmtuar i një kortezhi horrash











Nga Giangiacomo Schiavi

Imazhi që i mbivendoset flamujve të Expo-s është shkatërrimtar, vret, digjet si zjarri që ka kallur këtër-rrotaket dhe koshat e plehrave.

Është një imazh lufte, dhune, i një marrëzie idioteske dhe shkatërruese.

Brenda dy orësh rrugët e Milanos i errësuan me tymuesat dritat e Ekspozitës, bënë xhiron e botës, u kthyen në videon tek e cila do të kapen të gjithë ata që mezi prisnin të sulmonin një qytet, një vend, policinë dhe kryeministrin e saj.

Por ja që ajo që duhet thënë menjëherë është se protagonistët e një pasditeje të papranueshme që i përket një epoke tjetër jan thjesht horra.

Keqbërës të trishtë dhe qesharakë që duhen ndalur, gjykuar dhe ndëshkuar.

Ekstremistë, provokatorë, të ardhur nga Italia dhe nga jashtë vendit nën ombrellën e një proteste, mayday, e cila që nesër duhet fshirë, pasi e atillë është padobishmëria e saj dhe rrezikshmëria që ajo paraqet për qytetarët dhe forcat e policisë.

Kush shkatërron një qytet nuk mbron të drejtat e askujt. Dy ditë më parë në mëngjes kishte një mjedis festiv në Milano, ishte inaugurimi i Expo-s, kishte fëmijë që këndonin himin e Mamelit dhe që jepnin sinjale jete, shprese, për të parë drejt të ardhmes me optimizëm.

Imazhi u përmbys pasdite, kur pamë njerëz të frikësuar, të terrorizuar, vatra zjarri, flakë, vetrina të thyera, stacione të metropolitanës të mbyllura dhe rrugët, rrugët tona më të bukura, të bllokuara nga black bloc-ët dhe nga molotovët në emër të kushedi se cilës protestë.

Dhe më pas dëgjuam një të ri të mjerë italian të pohonte për mikrofonët e televizionit se qe një përvojë e bukur, se nëse nuk i vë zjarrin një banke je një koqe… Do të duhej një ushtri me mamashë të Baltimorës, për të mos dëgjuar më pohime të tilla.

Kush shkatërron një qytet, nuk proteston në emër të të vobektëve të botës, të të përjashtuarve: nuk mbron të drejtat e askujt. Është vetëm një kandidat për t’u bërë kriminel, madje jo edhe aq i guximshëm, sepse mbulon fytyrën dhe përhap frikë.

Nuk duhet t’i lëmë ta fitojnë ndeshjen. Jemi nën sytë e botës, por duam të jemi me krenarinë e një Italie tjetër. Atë të Expo-s të bukur dhe funksionale, për shembull.

Corriere della Sera

Publikuar: 04.05.2015 | 14:28
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime