E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani ajo jeton bashkë me 275 gra të tjera dhe fëmijë në një qendër. Atje ajo ka rrëfyer për kohën e kaluar në robëri.
Rrëfimi mbi një pengmarrje që shokoi botën






Pengmarrja e qindra vajzave dhe grave nga Boko Haram në Nigeri shokoi mbarë botën. Tani ushtria nigeriane thotë se ka liruar të paktën 700 pengje

Lami Musa ka mbijetuar. Për pesë muaj 27- vjeçarja ishte në duart e grupit terrorist Boko Haram.

Javën e shkuar ajo u lirua nga ushtria nigeriane.

Tani ajo jeton bashkë me 275 gra të tjera dhe fëmijë në një qendër. Atje ajo ka rrëfyer për kohën e kaluar në robëri.

Në dhjetor, luftëtarët e Boko Haram sulmuan fshatin e tyre Lassa.

I vranë burrin dhe e rrëmbyen atë.

Ajo la pas tre fëmijët.

“Më morën sepse duhej të martohesha me një nga komandantët e tyre,” tregon Lami.

“Kur e panë se isha shtatzënë, më thanë ‘një javë pasi të lindësh, do të martohesh me komandantin tonë’”.

Javën e kaluar solli në jetë një vajzë.

Një ditë më vonë, ushtarët sulmuan strofën e terroristëve dhe e liruan gruan.

Por lirimi ishte dramatik.

Militantët kërkonin të mbroheshin pas grave. Kur ato refuzuan, xhihadistët nisën t’i qëllojnë me gurë.

“E mbështeta fort beben time pas barkut dhe u kërrusa sipër saj,” thotë Lami.

Tre gra përfunduan të vrara.

Pasi ushtria siguroi kampin terrorist, nisi transportimi i pengjeve.

Disa gra kaluan përmes një shtegu të ngushtë pasi Boko Haram kishte minuar shumë fusha.

Tre gra të tjera u vranë nga minat gjatë rrugës.

Lami ende nuk e di se çfarë ka ndodhur me fëmijët e saj.

20- vjeçarja Salamatu Bulama humbi djalin e saj dy vjeç gjatë kohës që ishte peng. Ai vdiq nga kequshqyerja.

“Gjatë kohës që ishim peng, nuk mund të lëviznim as disa centimetra,” thotë Asabe Umaru.

Vetëm një herë në ditë hanin diçka, kryesisht misër të thatë.

Shumë gra vdiqën nga lodhja dhe sëmundjet.

Në total ushtria ka liruar që nga e marta rreth 700 pengje në pyllin Sambisa.

Sipas Amnesty International, Boko Haram ka rrëmbyer të paktën 2 mijë gra e vajza në veri të Nigerisë.

Ish- pengjet kanë raportuar për martesa të detyruara, abuzim seksual dhe misione ushtarake për islamikët.

*Spiegel

Publikuar: 04.05.2015 | 14:45
Lexuar: 813 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime