E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Raportet ndryshuan në pjesën e dytë. Në minutën e 46-të, futbollisti danez Busk Poulsen duke dashur që ta heq topin, mjerisht në stilin e sulmuesit ka shënuar autogol për epërsinë 1:0 të Holandës. Ky ishte edhe autogoli i parë në botëror i një futbollistit, që në fakt shokoi edhe kombëtaren e tij.
Tulipanėt fitojnė Danimarkėn







Gjergji Mima

-Hollanda, nënkampione e botës në vitin 1974 dhe 1978, konsiderohet
nga ekspertët si një nga fuqitë e mëdha të Botërorit 2010 -.

Kombëtarja e Holandës shënoi fitore me rezultat 2:0 në ballafaqim me kombëtaren e Danimarkës, në ndeshjen e parë të grupit E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Tulipanët 58 për qind të ndeshjes kanë mbizotëruar dhe kanë krijuar edhe më shumë raste për gola. Danimarka në pjesën e parë të takimit qëndroi mirë, duke mos pësuar gol.

Raportet ndryshuan në pjesën e dytë. Në minutën e 46-të, futbollisti danez Busk Poulsen duke dashur që ta heq topin, mjerisht në stilin e sulmuesit ka shënuar autogol për epërsinë 1:0 të Holandës. Ky ishte edhe autogoli i parë në botëror i një futbollistit, që në fakt shokoi edhe kombëtaren e tij.

Holandezët edhe në vazhdim të takimit kanë qenë më të mirë, sidomos në minutën e 53-të Van Persie ishte vetëm me portierë, por nuk ia doli të dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 85-të holandezët pas një asistimit të Sneijder deri të Elia, gjuajtja e të cilit qëlloi pingulen dhe topin e rikthyer e futi në rrjetë Kuyt pikërisht në minutën e 85-të. Holanda startoi me fitoren në grupin E, ndërsa Danimarka e nisi shumë keq.

Publikuar: 14.06.2010 | 21:33
Lexuar: 355 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime