Është e madhe ulja edhe e dënimeve për subjektet të cilat kanë, por nuk e kanë cekur licencën për shitje të alkoolit. Në vend të 5.000 eurove, ajo kundlrvajtje tani do të kushtojë 700 euro. Po për aq është pakësuar edhe dënimi për person juridik kur evidenca është tek kontabilisti i ndërmarrjes, në vend që në hapësirën afariste, siç urdhëron Ligji për tregtinë.
Qeveria propozoi ndryshim të dispozitave ndëshkuese në 16 ligje, kryesisht ekonomike. Bëhet fjalë për fazën e parë të avancimit të politikës ndëshkuese, në të cilën do të përfshihen edhe shtatë ligje që duhet të kalojnë në mbledhjene ardhshme të Qeverisë, e më pas të gjithë së bashku do të ndodhen për votim në Parlament.
Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski në konferencë për shtyp informoi se në këtë fazë janë bërë korrigjime në ligjet për marrëdhëniet e punës, për tregti, për veprimtari hotelierike, për vlerën e shtuar dhe për ndërtim, si dhe në disa ligje të kulturës, arsimit dhe bujqësisë.
Në pjesën për gjobat, ligjet ekzistuese do të ndryshohen mbi 90 për qind. propozohet ulje drastike apo heqje e dënimeve në të holla për probleme jothelbësore dhe për kundërvajtje më të lehta, por për ato seriozet dënimet do të jenë edhe më të ashpra se sa të tanishmet. Për shembull, për shërbim të alkoolit të miturve, dënimi rritet për 30 për qind.
Në tregti propozohet ulje e dënimeve mesatarisht për 50 për qind. Për kundërvajtje më të vogla në këtë veprimtari, vendoset masa e edukimit dhe tërheqjes së vërejtjes dhe nëse ajo nuk respektohet, kundërvajtësi do të dënohet me shumë për 30 për qind më të vogël se sa e tanishmja.
Është përgjysmuar edhe shuma e dënimeve në Ligjin për marrëdhëniet e punës, si për shembull, për mosparaqitje të punëtorit. Për këtë kundërvajtje, dënimi deri më tani ishte i lartë 15,000 euro për person juridik dhe 7.000 euro për përgjegjës, ndërsa me ndryshimet propozohet që ato të jenë 50 për qind më të ulëta. Në rast të tillë, punëdhënësi do të duhet që në afat prej 15 ditëve ta paraqesë punëtorin dhe t'ia paguajë tre bruto-rroga mesatare.
Është e madhe ulja edhe e dënimeve për subjektet të cilat kanë, por nuk e kanë cekur licencën për shitje të alkoolit. Në vend të 5.000 eurove, ajo kundlrvajtje tani do të kushtojë 700 euro. Po për aq është pakësuar edhe dënimi për person juridik kur evidenca është tek kontabilisti i ndërmarrjes, në vend që në hapësirën afariste, siç urdhëron Ligji për tregtinë.
Peshevski tha se nuk janë analizuar implikimet financiare të masave të propozuara, përkatësisht për sa për qind pritet që zbritja e dënimeve në të holla t'i ulë të ardhurat në buxhet.
"Qëllimi i politikës ndërshkuese është që të respektohet ligji, e jo të shkatërrohet biznesi", tha zëvendëskryeministri. AI kumtoi se në plan është ndryshimi i dispozitave ndëshkuese në 160 ligje, por a do të përfshihen të gjithë, kjo varet nga dinamika e punës së ministrive resore. Prioritarë do të jenë ligjet të cilat rregullojnë sfera ku më së shpeshti shqiptohen dënime