E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu shkruante presidenti rus, Vladimir Putin, në një artikull, ku flet për historinë e prindërve të tyre dhe vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.




Me plot pasion, ai tregon se si është rritur dhe ka mësuar kaq shumë prej tyre.

Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur Zeit publikon një artikull, që hedh dyshime mbi deklaratat e Putin.

Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar të kaluarën e tij.

Në të vërtetë ai është fëmija jashtëmartesor i një ruseje, që ja jetuar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji.

Kur mamaja e tij u martua sërish, 8- vjeçari u dha tek një familje, që të kudjesej për të: pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonovic dhe Maria Ivanovna Putin.

Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar rritjen e tij në politikë.

Po kush është nëna e tij e vërtetë?

Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji. Aktualisht është 88- vjeç.

"Jam e bindur se Vova është biri im", thotë ajo. Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.

E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç.

Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar, janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.

Publikuar: 08.05.2015 | 10:15
Lexuar: 716 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime