Porpozimi i presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, për krijimin e një Mini Shengen Zone mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, dhe Malit të Zi i për Partinë Demokratike Shqiprtare është një ide qesharake, ndërsa për Bashkimin Demokratik për Integrim një ide e mirë që vlen të analizohet.

Sejdiu le ta bëjë Mitrovicën veriore shengen zonë, mos të merret me gjëra qersharake. Ka enklava të serbëve në Kosovë dhe mendoj se ishte një deklaratë mos ta quaj fëmijërore, por qesharake. Kjo absolutisht nuk ka të bëjë me të vërtetën, ka thënë Thaçi.
Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi idenë e presidentit kosovar e quaji ide interesante. Gjithçka që është në funksion të integrimeve, duke filluar nga ato rajonale dhe evropiane, është ide e pranueshme dhe ide për të cilën duhet menduar dhe vlen të mendohet, deklaroi Ademi. Ai tha se për këtë ide duhet të presim propozimin zyrtar të presidentit Sejdiu. Lajm