Fajin për moszgjidhjen e problemit sërish ia hedh autoriteteve në Shkup të cilat, siç theksoi, duhet ta braktisin nacionalizmin dhe të investojnë në bashkëpunimin dhe të ardhmen e përbashkët në familjen evropiane.
Athina mbetet e përkushtuar në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Shkupin në kuadër të KB-së dhe pozicioni i saj është i qartë dhe i njohur - emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, deklaroi mbrëmë në Luksemburg shefi alternativ i diplomacisë greke Dimitris Drucas.
Drucas, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së në të cilin debatohej për europerspektivat e Ballkanit Perëndimor, tha se i informoi kolegët e tij për atë që e bën Athina për përmirësimin e relacioneve me Shkupin, si dhe për përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët që do t'ia hapë rrugën Maqedonisë në BE dhe NATO.
"Greqia e tregoi gatishmërinë e saj të gjendet zgjidhje dhe partnerët tanë e kuptojnë qëndrimin konstruktiv të Athinës", thotë zëvendës-shefi i diplomacisë greke.
Fajin për moszgjidhjen e problemit sërish ia hedh autoriteteve në Shkup të cilat, siç theksoi, duhet ta braktisin nacionalizmin dhe të investojnë në bashkëpunimin dhe të ardhmen e përbashkët në familjen evropiane.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së, siç informon përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, në takimin e djeshëm në Luksemburg për kohë të shkurtër u përqëndruan edhe Maqedonia, pa kumtuar detaje për përmbajtjen e bisedimeve.
"Në raport me "ish Republiia Jugosllave e Maqedonisë" në vijim janë negociata të rëndësishme. I dëshirojmë gjitha të mirat dhe shpresojmë se zgjidhja mund të arrihet shpejtë dhe do të na mundësojë të ecim para", deklaroi Eshton në konferencën e djeshme të shtypit.