E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rezultateve nga Qendra shtetërore e provimit, prej gjithsej 18.528 kandidatëve të paraqitur, gjuhë të huaj kanë dhënë rreth 83 për qind, matematikë rreth 16 për qind, ndërsa estetikë, gjegjësisht filozofi kanë dhënë një për qind.
MASH-i e uli ēmimin e ankesės pėr maturėn shtetėrore












Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi që çmimi për ankesë për maturën shtetërore të ulet prej 1.400 në 1.000 denarë, me ç'rast do t'u mundësohet maturantëve mundësi për qasje më të lehtë deri te rezultatet nga testi.

Ministri resor Nikolla Todorov sot në konferencën për shtyp tha se në mënyrë të këtillë janë vendosur për shkak të gjendjes ekonomike në vend, por edhe që t'u mundësojnë nxënësve të cilët dyshojnë në rezultatet nga matura shtetërore më lehtë t'i verifikojnë.

Todorov theksoi se pjesa e dytëe dhënies së maturës shtetërore kaloi në rendin më të mirë, oa incidente dhe prishje të procesit.

"Pjesa e dytë e djënies së maturës shtetërore kaloi në rendin më të mirë, pa incidente dhe prishje të procesit. U falënderohem para se gjithash nxënësve të cilët dhanë kontribut të tyre për realizim të suksesshëm të këtij procesi i cili kontribuon për përforcimin e sistemit arsimor në Maqedoni", theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Sipas rezultateve nga Qendra shtetërore e provimit, prej gjithsej 18.528 kandidatëve të paraqitur, gjuhë të huaj kanë dhënë rreth 83 për qind, matematikë rreth 16 për qind, ndërsa estetikë, gjegjësisht filozofi kanë dhënë një për qind.

Momentalisht përpunohen të dhënat dhe për disa ditë do të dihet se nëse maturantët e paraqitur kanë dhënë maturë shtetërore.

Maturantët me arsim katërvjeçar këtë vit për herë të tretë kanë dhënë maturë shtetërore në gjithsej 94 shkolla të mesme publike dhe pesë private nëpër Maqedoni

Publikuar: 15.06.2010 | 19:09
Lexuar: 637 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime