E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata persona që kanë qenë të përfshirë në atë regjim, e që sot punojnë në institucionet e Kosovës, thotë se duhet larguar menjëherë nga këto pozita, ka thënë ish-i burgosuri politik i Kosovës, Adem Demaçi.
Adem Demaēi kėrkon tė hapen dosjet e komunizmit edhe nė Kosovė



Le të hapen të gjitha dosjet, menjëherë. Atyre që sot janë në pozita vendimmarrëse, sikur të ishin patriotë të vërtetë, ndërsa dihet që kanë bashkëpunuar me okupatorin, nuk duhet t`iu lihet vend sot ku merren vendime. Jugosllavia ishte një prej regjimeve më shtypëse dhe më të egra që kanë përjetuar shqiptarët. Me këtë rragim, Adem Demaçi i bashkohet debatit për komunizmin, në gazetën Express që botohet në Kosovë.

Ky është qëndrimi i njeriut që ka vuajtur më së shumti dënim me burg në kohën e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, Adem Demaçit. Aktivisti 73- vjeçar, pas debatit që ka hapur Express për procesin e lustracionit të periudhës së komunizmit, thotë se mijëra shqiptarë janë vrarë, persekutuar, burgosur e dëbuar nga trojet e tyre me nënshkrimin e Ali Shukriut, Fadil Hoxhës, Kolë Shirokës, Sinan Hasanit dhe pjesës së nomenklaturës udhëheqëse të komunistëve jugosllavë nga Kosova.

Për mendimin e Demaçit, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri më 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe më të egra.
Gjithë ata që kishin punuar dhe kontribuuar në mbajtjen e atij regjimi, ai pa ndonjë hezitim i quan kolaboracionistë.

Ata persona që kanë qenë të përfshirë në atë regjim, e që sot punojnë në institucionet e Kosovës, thotë se duhet larguar menjëherë nga këto pozita. /Gazeta Express/

Publikuar: 11.01.2009 | 14:34
Lexuar: 943 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime