E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai pret që BE-ja të gjejë forcë dhe kapacitet të brendshëm ta tejkalojë bllokimin nge Greqia dhe t'i lejojë Republikës së Maqedonisë të vazhdojë në rrugën eurointegruese, për shkak se veçmë ekziston model i zgjidhjes së suksesshme të bllokimit slloven ndaj Kroacisë i cili veçmë përfundoi. Poselt shpreson që në të njejtën mënyrë të përfundojë edhe bllokimi grek ndaj Maqedonisë.
Eurodeputeti  Poselt: Maqedonia tė marrė datė pėr negociata mė 17 qershor












Maqedonia më 17 qershor të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, porositi nga Brukseli eurodeputeti gjerman, Bernt Poselt.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputeti gjerman porositi se Parlamenti Evropian nuk e pranon bllokimin nga ana e Greqisë dhe shpreson që Qeveria greke do të jetë mjaft e mençur dhe e vetëdijshme ta përfundojë këtë proces.

Ai pret që BE-ja të gjejë forcë dhe kapacitet të brendshëm ta tejkalojë bllokimin nge Greqia dhe t'i lejojë Republikës së Maqedonisë të vazhdojë në rrugën eurointegruese, për shkak se veçmë ekziston model i zgjidhjes së suksesshme të bllokimit slloven ndaj Kroacisë i cili veçmë përfundoi. Poselt shpreson që në të njejtën mënyrë të përfundojë edhe bllokimi grek ndaj Maqedonisë.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse me të vërtetë në Bruksel ekziston dëshpërim për aktivitetet dhe angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë lidhur me realizimin e axhendës evropiane, eurodeputeti u përgjigj se aspak nuk ka dëshpërim, përkundrazi raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili është shumë pozitiv, qartë tregon për të gjitha rezultatet e arritura.

"Nuk mundet, e të mos përmendim se Maqedonia në periudhën e fundit prej dy viteve arriti sukses të madh. Në Maqedoni funksionon demokraci evropiane me marrëdhënie dhe relacione shumë të mira midis grupeve etnike, të gjitha minoritetet janë të integruar dhe bashkuar në qeveri, në ekonomi është arritur përparim i madh. Maqedonia është në rrugë shumë të mirë, por problemi i vetëm është se disa persona dëshirojnë ta shantazhojnë deh ta shkatërrojnë imazhin e Republikës së Maqedonisë, dikush në këtë besojnë por unë e di se Parlamenti Evropian është mbështetës i Republikës së Maqedonis", theksoi Poselt.

Nevojitet të gjinden zgjidhje për çështjet bilaterale të cilat nuk guxojnë dhe nuk duhet të keqpërdoren për bllokime me qëllim që të hapet rrugë për zhvillim të papenguar të qëllimit strategjik të Unionit - zgjerim dhe integrim për vendet e Ballkanit Perëndimor", porositi eurodeputeti gjerman.

Poselt theksoi se Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian aspak nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi as tolerancë për Greqinë, madje të gjithë janë të zemëruar ndaj kontestit të ashtuquajtur me emrin i cili është shumë i çuditshëm, i pakuptueshëm dhe absurd, që grekët e bëjnë për këtë çështje. Problemi është në atë se Parlamenti Evropian nuk ka mundësi institucionale të bëjë gjithçka kundër bllokimit, për shkak se vendimi për fillimin e negociatave mund të miratohet në Këshillin e BE-së.

Integrimi evropian nuk guxon të lejojë të ketë bllokime për shkak të kontesteve bilaterale siç kërkon Greqia, konsideron Poselt. Greqia do të duhet të ketë interes që Republika e Maqedonisë të integrohet sa më shpejtë, për shkak se përvoja në Bashkimin Evropian është se në interes kombëtar të çdo vendi është të ketë dhe të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe shembullin ku integrimi evropian ka filluar me pajtimin gjermano-francez, të cilët ishin armiq me shekuj, ndërsa sot çdo qytetar gjermanët i llogarit për miq më të mirë, si dhe çdo qytetar gjerman konsideron se francezët janë miqtë më të mirë të tyre.

"Konsideroj se ky model duhet të shfrytëzohet për gjithë integrimin evropian dhe është në interes kombëtar të Greqisë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, ndërsa posaçërisht me Republikën e Maqedonisë ku interesi ekonomik është shumë intensiv", deklaroi Poselt.

Eurodeputeti gjerman, në vetëm dy ditë deri te Samiti i BE-së e porositi Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë të vazhdojnë nëpër këtë rrugë, duke përkujtuar se kryeministri Gruevski, presidenti Ivanov, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Milloshoski dhe zëvendëskryeministri Naumovski janë shumë të pranishëm në nivel ndërkombëtar dhe në institucionet evropiane, që është me rëndësi të madhe në këtë periudhë.

"Duhet të vazhdojmë nëpër këtë rrugë, për shkak se kjo është çështje me mirëkuptim të ndërsjellë personal dhe besim dhe besoj se jeni në rrugën më të mirë", theksoi Poselt.(mia)

Publikuar: 15.06.2010 | 21:13
Lexuar: 193 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime