E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke i konsideruar marrëdhëniet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë si të shkëlqyera, ministri Hyseni sa u përket marrëdhënieve me Serbinë konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për marrëdhënie të mira edhe me këtë vend fqinj.
Hyseni: Fqinjėt janė tė rėndėsishėm pėr Kosovėn












Kosova i jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët, duke i konsideruar ato si faktor paqeje dhe stabiliteti në tërë rajonin e Ballkanit, tha sot ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Duke i konsideruar marrëdhëniet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë si të shkëlqyera, ministri Hyseni sa u përket marrëdhënieve me Serbinë konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për marrëdhënie të mira edhe me këtë vend fqinj.

Ai ripërsëriti qëndrimin e njohur se Kosovës dhe Serbisë do i duhet të bisedojnë për çështje të karakterit praktik e që janë jetike për qytetarët e të dy vendeve.

Ministri Hyseni hodhi po ashtu poshtë çdo lloj skenari të mundshëm për ribisedime për statusin apo për ndarje të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Hyseni ka pritur sot delegacionin e komitetit kosovaro-francez për Partneritet, kryesuar nga Christian Menard. Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe mysafirët e tij, biseduan gjatë për shumë çështje që kishin të bënin me Kosovën dhe rajonin.

Publikuar: 15.06.2010 | 09:06
Lexuar: 431 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime