E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emra të njohur të botës së artit, politikës, sipërmarrjes e kanë pasur nga një ritual të përditshëm, që i bën akoma më unikë.
Sekretet e “VIP”-ave
Të gjithë i njohim nga suksesi, fama e paratë. Por shumë pak mund ta dinë se, ata kanë një sekret, për të cilin nuk kanë pranuar të flasin shpesh. Emra të njohur të botës së artit, politikës, sipërmarrjes e kanë pasur nga një ritual të përditshëm, që i bën akoma më unikë.

Ja disa prej tyre:

Steve Jobs - Dita e Steve Jobs fillonte me një pyetje të thjeshtë. Dhe këtë taktikë motivuese, që ai e përdorte çdo mëngjes para se të niste angazhimet e ditës, e zbuloi në një fjalim që mbajti në Stanford, në vitin 2005.

“Përgjatë 33 viteve të jetës time shihesha në pasqyrë çdo mëngjes dhe pyesja veten: Nëse sot do të ishte dita ime e fundit, a do ta bëja të njëjtën gjë, që po bëj aktualisht? Edhe pse përgigjja, për ditë të tëra ka qenë “Jo”, atëherë e kuptoja se duhet të ndryshoja diçka”, thoshte ai.

Margaret Thatcher - Ajo ishte një grua, e cila në jetën e saj ka fjetur shumë pak gjatë natës. Kjo, për shkak se zgjodhej që në 05:00 të mëngjesit, për të dëgjuar një program popullor në Radion BBC, të quajtur “Bujqësia sot”. Programi fliste për jetën në fshat, ushqimet, bujqësinë etj.

Benjamin Franklin - Ai njihet si babai i themelimit të Shteteve të Bashkuara dhe përdorte një mënyrë të veçantë sesi e planifikonte ditën. Fillimisht pyeste veten: Çfarë të mirë do të bëj sot? Më pas ai përpilonte një skemë, ku Franklin nuk çonte asnjë orë dëm, por e planifikonte ditën me shumë imtësi.

William Styron, novelist - Mëngjesi i Styron nuk niste në të njëjtën kohë me të tjerët. Ai flinte shumë dhe orët e para të ditës për të fillonin në mesditë. Megjithatë, edhe pse zgjohej vonë, ai e niste ditën duke qëndruar dhe lexuar për rreth një orë në krevat.

Anna Wintour, kryeredaktore e “Vogue” - E niste ditën e saj që në orën 05:45, duke luajtur tenis për një orë.

Publikuar: 20.05.2015 | 11:05
Lexuar: 739 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime