E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Berton Sulejmani ka lindur më 14.06.1977 në Shkup. Shkollimin fillor e kreu në Shkup, ku gjithashtu mbaroi edhe gjimnazin ,,Zef Lush Marku”. Në Fakultetin Filologjik ,,Bllazhe Koneski” u regjistrua në vitin akademik 1995/96, ndërsa studimet i mbaroi në afat të caktuar prej katër viteve.
Gjuhėsisė shqiptare iu shtua edhe njė doktor shkence











Në Fakultetin Filologjik ,,Blazhe Koneski”-Shkup, mr. Berton Sulejmani e mbrojti me sukses temën e disertacionit të doktoratës nga fusha e sintaksës, me titull: "Kongruenca e gjymtyrëve kryesore të fjalisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase – analizë krahasimtare”.

Njëherazi temat nga fusha e sintaksës në Republikën e Maqedonisë janë shumë të rralla, madje Sulejmani është doktori i dytë i cili mbrojti temë krahasimtare nga fusha e sintaksës, ndërsa i pari që punoi dukurinë sintaksore të kongruencës së kryefjalës dhe kallëzuesit mes shqipes dhe maqedonishtes. Në bazë të studimit të kësaj dukurie sintaksore, mr. Berton Sulejmani vëren se ekzistojnë mënyra të njëjta të kongruencës së kryefjalës dhe kallëzuesit, por ekzistojnë edhe dallime.

Një nga dallimet kryesore është ai se në shqipe, përveç kongruencës në numër, në vetë dhe në gjini, kemi edhe kongruencë të gjymtyrëve kryesore në rasë, ndërsa maqedonishtja si gjuhë pa rasa (sistem rasor) kjo kongruencë, përkatësisht në rastet kur gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror është në rasën gjinore në shqipe, në maqedonishte shprehet me parafjalë.

Anëtarë të komisionit të këtij punimi shkencor në nivel të doktoratës ishin: prof. dr. Agim Poloska (mentor), prof. dr. Zhivko Cvetkovski (kryetar), prof. dr. Dimitar Pandev (anëtar), prof. dr. Asllan Hamiti (anëtar) dhe doc. dr. Valbona Toska (anëtar).

Berton Sulejmani

Në fund të mbrojtjes së doktoratës, kryetari i komisionit ndër të tjera tha se kandidati mr. Berton Sulejmani ka arritur të krijojë një punim origjinal shkencor, fryt i një studimi sistematik dhe disavjeçar.

Kandidati tregoi përgatitje të shëndoshë teorike dhe praktike. Disertacioni përmban material të pasur gjuhësor të gramatikave standarde të dy gjuhëve, mbase edhe paraqet prurje themelore të kategorisë së kongruencës së dy gjuhëve të cilat i krahason.

Temën e doktoratës së mr. Berton Sulejmanit e vlerësojmë si një prurje e një rëndësie të madhe në shkencën e gjuhësisë, përkatësisht të gjuhësisë ballkanike, sa u përket analizave kontrastive, theksoi kryetari i Komisionit, prof. dr. Zhivko Cvetkovski (kryetar).

Berton Sulejmani ka lindur më 14.06.1977 në Shkup. Shkollimin fillor e kreu në Shkup, ku gjithashtu mbaroi edhe gjimnazin ,,Zef Lush Marku”. Në Fakultetin Filologjik ,,Bllazhe Koneski” u regjistrua në vitin akademik 1995/96, ndërsa studimet i mbaroi në afat të caktuar prej katër viteve.

Në vitin 2007 mbrojti temën e magjistraturës me titull: ,,Niveli i zotërimit të shqipes standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit”.

Prej vitit 2001 – 2008 ka qenë i punësuar në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit – gjimnazin ,,Zef Lush Marku”, si profesor i lëndës Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Mr. Berton Sulejmani është asistent i Sintaksës së gjuhës shqipe në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit Shtetëror të Tetovës.


Publikuar: 16.06.2010 | 15:45
Lexuar: 882 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Gurbetqari (SHBA) (06/09/2010 09:46:16) Urime Z-tit Sulejmani per suksesin e Tij te madhe.Shkences se Gjuhesise urime per edhe nje punetor te jashtezakonshem te Shkences.Shkolles se dashur "Zef Lush Marku" (qe dikur ishte edhe Shkolla ime)i deshiroje qe edhe me tutje me sukses te kryej misionin e shejte te edukimit dhe arsimimit te rinise Shqiptare dhe te "gatuaj" kuadro sic eshte, tani, Prof Dr Berton Sulejmani.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime