E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zv/Kryeministri Maqedonisë, Abdilaqim Ademi për emisionin Zig-Zag të gazetarit Seladin Xhezairi në BBC-servisi në gjuhën shqipe ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, për sfidat e vitit që lamë pas, projektet për vitin 2009, pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni, zgjedhjet lokale dhe presidenciale si dhe për shumë çëshjte tjera...
Ademi: Pozicioni politik i shqiptarėve nė Maqedoni ka dryshuar dukshėm

Intervistë e zv/kryeministrit të RM-së, Abdilaqim Ademi për emisionin Zig-Zag të gazetarit Seladin Xhezairi në BBC-servisi në gjuhën shqipe




BBC: Z. Abdilaqim Ademi, jemi në ditët e para të 2009-së. Para se të kalojmë tek sfidat që ju presin sivjet, si e vlerësoni vitin që lamë pas, apo saktësisht çfarë bëri qeveria juaj gjatë qeverisjes gjashtëmujore?

A.Ademi: Fillimisht dëshiroj që të gjithë dëgjuesve t’ua uroj Vitin e Ri 2009 dhe tu realizohen të gjitha dëshirat. Vitin 2008 sipas mendimit tim mund ta ndajmë në dy periudha. Në gjashtë mujorin e parë ku institucionet kryesore në vend si Qeveria e Parlamenti nuk funksionin sepse kishte krizë politike dhe nuk funksiononin institucionet kryesore. Ndërsa në pjesën e dytë të vitit 2008 pas zgjedhjeve parlamentare u debllokuan institucionet, filloi të funksionin institucionet kryesore, parlamenti, qeveria, u siguruar një shumicë absolute parlamentare e cila menjëherë pas zgjedhjeve filloi me realizimin e disa projekteve kryesore. Ndërsa nëse japim vlerësim në aspektin kombëtar për vitin që e lamë ishte një vit i suksesshëm sepse siç dihet në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e shumë pritur ndërsa Shqipëria morri ftesë për anëtarësim në NATO. Mund të konsiderojmë se vitit 2008 ishte i suksesshëm për shqiptarët dhe shpresoj se ky sukses do të vazhdoj edhe në vitin 2009 me realizimin e projekteve tjera kombëtare.

BBC: Përmendet realizimin e disa projekteve a mund të na tregoni se cilat janë ata?

A.Ademi: Menjëherë pas konstituimit të Parlamentit shumica parlamentare miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve që është një nga obligimet që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Me këtë kjo shumicë parlamentare përcolli mesazhin tek opinioni i brendshëm dhe ai i jashtëm se do ti qaset me seriozitet Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Pastaj vazhduam me implementimin e këtij dokumenti, hapëm disa konkurse për pranimin e shqiptarëve në institucionet dhe administratën shtetërore, shënuam 100 vjetorin të Kongresit të Manastirit ku Qeveria nga buxheti ndau mjete për shënimin e kësaj date të rëndësishme si dhe disa projekte tjera.

BBC: Sikundër e thamë edhe në çelje, integrimi euroatlantik i vendit, edhe për këtë qeveri, mbetet përcaktim strategjik. Çfarë keni bërë e çfarë mbetet si detyrë shtëpie?

A.Ademi: Ne konsiderojmë se disa nga kriteret që kërkohen nga Komisioni Evropian i kemi plotësuar por ka ende punë. Njëri nga obligimet kryesore është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në mars të këtij viti që të mos përsëritet më 01 Qershori i vitit të kaluar sepse mu pikërisht mbajtja e zgjedhjeve parlamentare ka qenë njëra nga vërejtjet për Maqedoninë në raportin e fundit të KE-së. Sigurisht se mbeten edhe kriteret tjera si harmonizimi i legjislaturës dhe implementimi i direktivave të BE-së. Ne me përkushtim jemi duke punuar për implementimin e këtyre kritereve.


BBC: A pritni që në vitin 2009 mund të ketë liberalizim të regjimit të vizave dhe çka jeni duke bërë në këtë drejtim?

A.Ademi: Nëse në ndonjë proces është arritur diçka atëherë është procesi i liberalizimit të vizave dhe përmbushja e kritereve në këtë aspekt. Maqedonia është disa hapa përpara ndaj disa vendeve të rajonit sa i takon plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave sepse tani më ne kemi pasaporta biometrike që është një nga kriteret kryesore, kemi procesin e integruar kufitar që do të thotë se çdo kalim kufitarë është i lidhur nëpërmjet sistemit qendror kompjuterik. Pastaj procesi i readmisimit që gjithashtu është plotësuar dhe kemi vlerësim pozitiv nga bashkësia ndërkombëtare dhe këto janë disa nga kriteret që Maqedonia mund të themi se me mburrje i ka plotësuar dhe ne shpresojmë që në vitin 2009 do të ndodh liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë përkatësisht qytetarët e Maqedonisë të mund të lëvizin lirshëm.

BBC: Për zgjedhjet e vitit të kaluar është thënë se kanë qenë më të këqijat që nga pavarësia e Maqedonisë në fillim të viteve nëntëdhjetë. Sivjet organizohen zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale. Mendoni se më në fund do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, pa incidente e viktima?

A.Ademi: Sigurisht që përgjegjësin për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike gjithmonë e mban pushteti dhe në kohën kur u organizuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ne si parti atëherë në opozitë jo rastësisht i drejtuam të gjitha akuzat ka pushteti i atëhershëm.
Obligimi kryesor i kësaj shumice parlamentare është që të krijoj kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe ne si parti politike e cila është pjesë e qeverisë do të bëjmë çmos që këta zgjedhje të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.

BBC: Kur është fjala për zgjedhjet, cili do të jetë pozicioni juaj karshi kandidatëve presidencial - do të mbështesni kandidatin e partnerit të koalicionit qeverisë së VMRO-së, apo ndonjë kandidat tjetër ?.

A.Ademi: Kryesia e BDI-së në mbledhjen e fundit vendosi të të marr pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin mars dhe shef i shtabit është zgjedhur z. Gëzim Ostreni. Cili do të jetë qëndrimi i BDI-së sa i përket kandidatëve do të vendos kryesia.


Abdilaqim


BBC: A është përcaktuar kandidati?

A.Ademi : Jo nuk janë përcaktuar as kandidati për president as kandidatët për kryetar komunash.

BBC: A të dilni vetëm në zgjedhjet lokale apo do të koalicioni me ndonjë subjekt tjetër?

A.Ademi: Unë mendoj se BDI ka pozicione të mira dhe ka fuqi politike që vet të dal në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, mirëpo ky është mendimi im personal por vendimin përfundimtarë duhet ta marr kryesia e partisë.

BBC: Zoti Ademi, në qeveri, jeni i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Cilat objektiva janë arritur deri tani, shtatë vjet pas firmosjes së saj?


A.Ademi: Unë mendoj se pas shtatë viteve është një periudhë e mjaftueshme për të dhënë një vlerësim objektiv për implementimin e MO. Sa i takon pjesës normative apo të ligjeve që burojnë nga kjo marrëveshje janë miratuar, është ndryshuar kushtetuta që është bërë pjesë e sistemit juridik të RM-së dhe mund të themi se pozicioni juridik dhe politik i shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar dukshëm nga ajo që e kishim para vitit 2001.
Por nuk mjafton që këta ligje vetëm të miratohen por ata duhet të implementohen në praktik që qytetarët ti ndjenjë këta ndryshime apo këta benefite. Ne si sekretariat kemi filluar të bëjmë një analizë të thellë për të parë se sa ata ligje që janë të miratuar praktikohen, për të parë arsyet e mos zbatimit në praktik.

BBC: A ka klimë politike në qeveri për vënien në jetë të kësaj që flisni?

A.Ademi: Unë do ti jap disa argumente për të konstatuar se a ka klimë pozitive a jo dhe cili është qëndrimi i DPMNE-së për Marrëveshjen e Ohrit. Menjëherë pas formimit të kësaj shumice parlamentare u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, qeveria për së pari herë shënoi shtatë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, pastaj u hapën dy konkurse për pranimin 570 shqiptarëve në administratën dhe institucionet shtetërore. Pra janë këta disa projektet që dëshmojnë se kjo qeveri e ka prioritet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo tregon se ka klimë dhe vullnet politik në qeveri.

Pyetjet e dëgjuesve:

Besnik Bedriu nga Kumanova - Zoti Ademi u bënë gati gjashtë muaj që BDI është pjesë e qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Dëshiroje ta di se si është pozita e subjektit që përfaqësoni ju në qeveri duke pasur parasysh faktin se partner të koalicionit e keni nj parti, VMRO-DPMNE-në me të cilin disa vite keni qen në luftë politike, mund t themi dhe kundërshtar të ashpër?
A.Ademi: Pozicioni i një parti politike ndërtohen që prej në fillim kur zhvillohen negociatat dhe në me VMRO-DPMNE kemi marrëveshje ku janë precizuar të gjitha projektet që duhet të realizohen gjatë katër viteve.

Elmedin Ademi nga Tetova - Cilat kane qene sfidat e koalicionit BDI-VMRO-DPMNE dhe keni arritur te vetëdijesoni partnerin aktual për çështjen shqiptare?

A.Ademi: Çdo koalicion ka sfidat e tij ndërsa ky koalicion ka pasur disa. Ne jemi në koalicion me një parti maqedonase me të cilën kemi qenë në luftë politike. Dihet se VMRO-DPMNE në vitin 2006 shkeli vullnetin e shumicës shqiptare dhe formoi qeveri me PDSH dhe ne këtë e demaskuam. Sfida tjetër ishte ajo se ne hymë në koalicion në mes të vitit ndërsa DPMNE vazhdoi qeverisjen.

Ylli Rusi nga Tetova - Z. zv/kryeministër çka është duke bërë BDI-ja si pjesë e qeverisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, sepse si dihet pas njohjes së pavarësisë kjo çështje po zvarritet? Të njëjtën pyetje, për hapjen e ambasadës në Prishtinë ua bën edhe Muhamet Brajshori nga kryeqyteti i Kosovës.

A.Ademi: Pjesë ë marrëveshjes me VMRO DPMNE ka qenë edhe njohja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin fqinjë. Prandaj edhe angazhimi ynë kryesor ka qenë që të njihet sa ma parë pavarësia dhe kjo ndodhi. Ajo që duhet theksuar është se dy kryeministrat ai i Maqedonisë dhe Kosovës në takimin e fundit në Shkup kanë shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të të dy vendeve që marrëdhëniet diplomatike të vendosen sa më shpejt.

Milaim Fetai nga Shkupi - Në buxhetin për vitin 2009 sa mjete janë paraparë për vazhdimin e realizimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe a mund të na thoni se cilët mund të jenë rezultatet konkrete që parashihni ti realizoni gjatë këtij viti?


A. Ademi: Në buxhetin e vitit 2009 janë paraparë 223 milion denarë vetëm për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore edhe është më i lartë nga i vitit 2008. Gjatë këtij viti parashihet të punësojmë rreth 1000 shqiptarë në administratën shtetërore dhe institucionet shtetërore dhe në këtë drejtim është hapur edhe konkursi për pranimin e 300 administratorëve të rijnë. Kjo do të ndihmojë në rritjet e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën dhe institucionet shtetërore sepse përfaqësimi adekuatë është obligim që del nga Marrëveshja e Ohrit.


Sali Alili nga Shkupi - Përfaqësimi adekuat dhe proporcional është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Sa shqiptarët janë të përfaqësuar në administratën dhe institucionet shtetërore?

A. Ademi: Në vitin 2006 kur ne kaluam në opozitë. Përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë 17 për qind ndërsa në vitin 2008 kur u kthyem në Qeveri shqiptarët janë të përfaqësuar afër 16 përqind dhe kjo i dedikohet faktit se në administratën shtetërore më tepër janë pranuar maqedonas se sa shqiptarë gjatë dy viteve të kaluar kur ne ishim në opozitë. Dëshiroj të theksoj se në vitin 2007 kur PDSH-ja e konsideronte si vit i suksesshëm. Sa i përket punësimit të shqiptarëve janë pranuar afër 415 shqiptarë ndërsa në vitin 2008 asnjë shqiptarë.

Xhelal Nezari nga Tetova - Z. Ademi gjatë kohës që ishit në opozitë keni premtuar se nëse bëheni pjesë e ekzekutivit do të zgjidhni edhe statusin e ish pjesëtarëve të UÇK-së. A do të mbani ketë premtim dhe se a keni marrëveshje me partnerin e koalicionit për zgjidhjen e kësaj çështje?

A.Ademi: Në marrëveshjen politike që kemi me VMRO-DPMNE ekziston edhe zgjidhja e kësaj çështje. Ne konsiderojmë se kjo kategori e shoqërisë është më meritore për avancimin juridik dhe politike të pozicionit të shqiptarëve në Maqedoni dhe është kategoria me meritore për demokratizimin e vendit në përgjithësi. Prandaj statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së nuk duhet të keqpërdoret nga asnjë parti politike. Ne jemi të bindur se këtë çështje do ta zgjidhim në kuadër të sistemit pa dashur të lidhemi me afate kohore. Kjo çështje do të zgjidhet dhe është pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Publikuar: 12.01.2009 | 01:02
Lexuar: 1361 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime