Qëllimi i projektit, sipas Hajrie Ahmed nga "Vlerat e përbashkëta", është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe përforcimi i institucioneve të sistemit për përforcimin e demokracisë në Maqedoni dhe përshpejtimin e procestin të qasjes në BE.
Projekti "Model për komunikim efikas midis Komisioneve për marrëdhënie me bashkësitë dhe qytetarët" do të zbatohet në katër komuna
Kryetarët e komunave të Dibrës, të Gostivarit, të Tetovës dhe të Çairit sot nënshkruan memorandum përmes së cilit do ta realizojnë projektin "Model për komunikim efikas midis Komisioneve për marrëdhënie me bashkësitë dhe qytetarët" që e zbaton Fondacioni "Metamorfozis" dhe Shoqata e qytetarëve "Vlera të përbashkëta".
Ideja, siç theksoi Filip Stojanovski nga "Metamorfozis", është të mundësohet dukshmëri më e madhe mbi Komisionet për marrëdhënie me bashkësitë dhe qytetarët, ndërsa komunat të kontribuojnë për interaksionin me qytetarët.
"Do të mundësohet komunikim, gjegjësisht njoftim i qytetarëve përmes internetit, ndërsa do të organizohen edhe takime midis Komisioneve dhe qytetarëve, ku qytetarët kanë mundësi të komunikojnë me Komisionet dhe me administratën dhe do të krijojnë fotografi më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët", deklaroi Stojanovski.
Qëllimi i projektit, sipas Hajrie Ahmed nga "Vlerat e përbashkëta", është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe përforcimi i institucioneve të sistemit për përforcimin e demokracisë në Maqedoni dhe përshpejtimin e procestin të qasjes në BE.
"Në qëllimet konkrete të projekteve bie përmirësimi i kapaciteteve të anëtarëve të Komisioneve për marrëdhënie me bashkësitë me qëllim që të bëhen më efikas, të zmadhohet dukshmëria e tyre dhe aftësia për punë në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, përmes përdorimit të teknologjive të reja", tha Ahmed.
Projekti "Model për komunikim efikas midis Komisionve për marrëdhënie me bashkësitë dhe qytetarët" financohet nga Bashkimi Evropian dhe nga organizatat që e zbatojnë "Metamorfozis" dhe "Vlerat e përbashkëta".