E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Federata Shqiptare e Atletikës me plaket të veçantë nderoi Mario Pescante, përfaqësuesit e Federatës së Atletikës së Maqedonisë dhe disa emra tjera që janë meritor për ngritjen e cilësisë dhe afirmimin e atletikës shqiptare. Plaketat i ndanë kryetari Gjergj Ruli dhe dhe sekretari Nikolin Dionisi
Denjësisht nderohet Mario Pescante
Tiranë:U zhvillua mitingu internacional i atletikës “Honorary Cup Mario Pescante

Nga Tirana Shaban Sinani


Në organizim të Federatës Shqiptare të Atletikës të hënë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë u zhvillua mitingu internacional në atletikë, për nder të figurës së madhe të sportit, italianin Mario Pescante.

Për të nderuar këtë figurë të madhe të sportit Federata Shqiptare e Atletikës kishte të ftuar garues nga Rumania, Italia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Nikolin Dionisi, Mario Pescante dhe  Gjergj Ruli

Kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli, kishte ftuar edhe kryetarin e Komitetit Olimpik Shqiptar, përfaqësues nga Ministria e Sportit, kreun e Federatës së Atletikës së Maqedonisë Kërste Serafimovskin kryetar, prof.Bexhet Toçin nënkryetar, përfaqësues të Federatës së Atletikës së Kosovës, të ftuar nga Federata italiane atletikës, emra të njohur të sportit shqiptar.

Mario Pescante ishte mjaft i emocionuar nga pritja e ngrohte e shqiptareve “Jam tepër i nderuar për nderin që më bënë Federata Shqiptare e Atletikës” tha pos tjerash mysafiri i lartë nga Italia. Me emocione të larta ishte edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli i cili falënderojë Mario Pescanten dhe të gjithë ata që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre “Falënderojë Mario Pescanten që pranoi ftesën tonë të jetë i pranishëm në këtë event sportiv. Njëherit falënderojë edhe pjesëmarrësit nga Maqedonia, Kosova, Italia , Rumania por edhe atletët e klubeve shqiptare” tha ai.

Midis kampioneve të mëdhenj, në këtë turne mori pjesë edhe atletja rekordmene e 1500 metrave Luiza Gega, e cila vetëm pak ditë më parë arriti një rezultat fantastik në Pekin që i siguruan asaj kualifikim për LOV në Rio 2016 si dhe rekord të ri kombëtar.

Reprezentacioni i Maqedonisë në këtë miting ndërkombëtar të atletikës për të nderuar Mario Pescante , fitoi dy vende të para ( Frosina Risteska dhe Martina Miroska(, një vend të dytë (Slave Koeski) dhe dy vende të treta (Sermedije Latifi dhe Drita Islami)

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë miting ndërkombëtar u prezantua me 16 garues dhe arriti të fiton 7 medalje.

Fitues të këtij turneu ndërkombëtar që nderuan të madhin Mario Pescanto ishin:

110 m me pengesa meshkuj: 1. Ravio Rama, 2. Elsit Ymeraj, 3. Klidi Malo

100 m me pengesa femrat: 1.Nesteriuc Anamaria (Rom), 2. Sindi Prifti, 3. Stela Cela.

100 m. meshkuj: 1. Ardit Rrashi, 2.Edis Ahmeti, 3. Pajtim Selimi
100 m femrat: 1.Mario Stillo, 2.Iveta Urshini, 3. Olgerta Gjylapi

200 m meshkuj: 1.Mario Shestani, 2.Anton Dedaj, 3.Mentor Ajazaj
200 m femrat: 1. Iveta Urshini, 2.Paola Shyle, 3.Drita Islami

400 m meshkuj: Lulzim Cengeli, 2. Slave Koevski, 3.Edmond Murataj
400 m femrat: 1. Frosina Ristevska, 2. Sermedije Latifi, 3.Majlinda Canaj

800 m meshkuj: 1.Valentin Voicu, 2. Valentin Sadiku, 3.Kreshnik Baxhuku
800 m femrat: 1. Nunu Mihaela, 2. Giulia Guarino, 3.Albina Deliu

1500 m meshkuj: 1.Genci Lugja, 2. Çlirim Hyseni, 3. Jurges Beqaj
1500 m femrat: 1. Luiza Gega, 2.Florina Pierdevara , 3.Luljeta Shala

Kërcim së gjati-meshkuj: 1. Izmir Smalaj, 2. Rei Toska, Gledis Halluni
Kërcim së gjati-femrat: 1.Martina Miroska, 2.Ana Burda, 3.Maria Stillo

Tre hapshi-meshkujt: 1.Daianu Adrian, 2. Gledis Halluni, 3. Durjon Idrizi
Tre hapshi-femrtat: 1. Sanzia Giulia Maria Claire, 2. Elmedina Urci


ndarja e  me daljeve  nga ana e Mario Pescante
vendet pjesemarrese
Luiza Gega

Publikuar: 26.05.2015 | 19:52
Lexuar: 1077 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime