Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë para një muaji nëpërmjet ambasadorit të Maqedonisë në Kosovë Stojan Karajanov ka marrë kërkesë nga autoritetet e Prishtinës për zbatimin e hetimit nëse në teritorin e Maqedonisë gjenden trupa të varrosur të civilëve kosovarë - viktima të luftës nga viti 1998-1999.

Kërkesa, s'iç informojnë në MPJ-në e Maqedonisë, është përcjellë deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë Mirjana Ilijeva konfirmoi se nga MPJ-ja kanë marrë dokumentacion me të cilin informohet për kërkesën dhe njohuritë e autoriteteve në Prishtinë për formimin e grupeve të ekspertëve nga të dyja palët për zbatimin e aktiviteteve për atë nëse në territorin e Maqedonisë ka trupa të varrosur të civilëve kosovar - viktima të luftës nga viti 1998-1999.
Nga MPJ-ja theksojnë se bëhet fjalë për pohime serioze të cilat autoritetet e Maqedonisë do t'i shqyrtojnë dhe se mendohet të formohen grupe ekspertësh të përbërë nga përfaqësues relevant nga të dyja palët.
Në kërkesën e autoriteteve kosovare përmenden më tepër vende ku mundë të jenë varrosur trupa të civilëve kosovar, viktima të luftës nga viti 1998-1999.