E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Ahmetit kjo ngjarje ka një kosto të lartë, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për shqiptarët në rajon, gjoja se shqiptarët janë elementë ekstremistë dhe turbullues.
Ahmeti: Për të zbardhur të vërtetën e Kumanovës do të duhet një hetim i drejtë ndërkombëtar

Për të zbardhur të vërtetën në ngjarjen e Kumanovës do të duhet një hetim i drejtë ndërkombëtar, ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për televizionin "Vizion plus".

Sipas Ahmetit kjo ngjarje ka një kosto të lartë, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për shqiptarët në rajon, gjoja se shqiptarët janë elementë ekstremistë dhe turbullues.

"Dua një hetim të drejtë ndërkombëtar, dua që të zbardhet e tërë e vërteta, pa pretendime që të devijohet e vërteta, sepse vetëm ajo i nxjerr në sipërfaqe qëllimet", ka thënë Ahmeti.

Ai ka vlerësuar se politika shqiptare tanimë është e qartë si drita e diellit dhe se shqiptarët në Maqedoni duan anëtarësimin në BE e dhe në NATO.

"Politika shqiptare është tanimë si rrezja e diellit e dukshme. Shqipatërt në Maqedoni duan anëtarësimin në BE e NATO, duan marrëdhënie ndëretnike me bashkëqytetarët e tyre maqedonas, duan zhvillim ekonomik, duan ta realizojnë dhe ta zbatojnë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit", tha Ahmeti për "Vizion plus".

Lidhur me negociatat midis partive më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH për gjetjen e daljes nga kriza aktuale politike në vend, Ahmeti tha se shqiptarët në negociatat e tanishme përfaqësojnë vetveten duke shtuar këtu se debate e vështirësi ka pasur edhe gjatë qeverisjes me LSDM-në, por edhe me VMRO-DPMNE-në.

"Ne kemi qeverisur edhe me opozitën e sotme. Njihemi mirë me të gjitha strukturat e opozitës së sotme. Kemi pasur angazhime në katër vitet e para nga viti 2002-2006. Sigurisht që nuk janë vite se gjithçka ka qenë e mirë, por këto janë gjëra që jemi ballafaquar edhe me VMRO – DPMNE-në dhe mendoj se edhe në të ardhmen do të kemi dallime. Sepse për tu realizuar Marrëveshja e Ohrit sigurisht se duhet kapërcyer vetvetja, duhet palët të mësojnë nga e kaluara", thotë Ahmeti duke shtuar se politikanët maqedonas duhet t’iu flasin elektoratit të tyre se ky shtet është sa i shqiptarëve aq edhe i maqedonasve dhe se ardhmëria duhet të ndërtohet së bashku.

Publikuar: 30.05.2015 | 17:32
Lexuar: 767 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime