E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Znj. Sandberg nuk është emri i vetëm i njohur në këtë listë. Disa lidere të tjera të fuqishme kanë themeluar kompanitë e veta në sektorin e teknologjisë.








Për të katërtin vit radhazi, drejtuesja e lartë e Facebook, Sheryl Sandberg kryeson listën e gruas më të fuqishme në teknologji, sipas "Forbes".

Sandberg është më e fuqishmja, jo si një miliardere e një prej kompanive më influente në botë, por edhe si një zë për fuqizimin e grave në punë dhe si autore e librit best-seller në vitin 2013, “Lean In”.

Znj. Sandberg nuk është emri i vetëm i njohur në këtë listë. Disa lidere të tjera të fuqishme kanë themeluar kompanitë e veta në sektorin e teknologjisë.

Në listën me 25 emra që sjell "Forbes", këto lidere vazhdojnë të kenë sukses në botën e teknologjisë.

Shtatë shefe ekzekutive të Silicon Valley (zonë ku janë godinat e kompanive kryesore të teknologjisë, në SHBA) janë pjesë e kësaj liste.

Këtë vit, administratorja e Youtube, Susan Wojcicki është e nënta në renditjen e përgjithshme, ndërsa në vend të dytë në teknologji. Administratorja e IBM-së, Virginia Rometty renditet e treta këtë vit si gruaja më e fuqishme në fushën e teknologjisë.

Më pas vjen administratorja e HP, Meg Wihtman, ajo e Yahoo!-së Marissa Mayer, dhe më e reja është Safra Catz, bashkëadministratore e Oracle.

Bashkë me zyrtaren e lartë të Apple, Angela Ahrendts, këto shtatë gra tregojnë se fusha e teknologjisë është burimi më i madh i fuqisë në botën e sotme.

Publikuar: 30.05.2015 | 18:42
Lexuar: 638 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime