E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo u bë e ditur të mërkurën, në një konferencë për media, të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), me ç‘rast u shpalua projekti “Udhëtim në Evropë”, i cili sivjet organizohet për të katërtën herë.
15 studentė pėrfitues tė projektit “Udhėtim nė Evropė”










Më 21 korrik të këtij viti, 15 studentë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga universitetet e tjera private të Kosovës, do të kenë mundësi të jenë pjesë e projektit “Udhëtim në Evropë”, organizator i të cilit është Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) dhe mbështetet nga Fondacioni Robert Bosch dhe nga Ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur të mërkurën, në një konferencë për media, të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), me ç‘rast u shpalua projekti “Udhëtim në Evropë”, i cili sivjet organizohet për të katërtën herë.

Përfaqësues të YIHR-së thanë se qëllimi i këtij projekti është që studentët të njihen me kultura të ndryshme evropiane dhe njëherësh edhe ta promovojnë kulturën shqiptare. U tha se 15 studentët përfitues të këtij projekti do të pajisen me viza shengen, me bileta udhëtimi me tren dhe bileta aeroplani Prishtinë – Berlin.

Të drejtë aplikimi për këtë projekt kanë të gjithë studentet të cilët janë nën moshën 26 vjeç dhe janë në vitin e fundit të studimeve, ndërsa kriter tjetër për të qenë fitues është nota mesatare, e cila duhet të jetë mbi 8.5 dhe njohja e një gjuhe botërore.

Suad Rama, i cili vitin e kaluar kishte shfrytëzuar këtë udhëtim, tha se është një provojë e këndshme dhe një mundësi shumë e mirë për të udhëtuar në Evropë, për të njohur kultura të ndryshme.

Vitin e kaluar numri i studentëve të cilët kanë aplikuar që të jenë fitues të këtij udhëtimi ishte afër 100 dhe besohet se po kaq do të jenë edhe për këtë vit.

Publikuar: 16.06.2010 | 22:39
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime