E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një nga cështjet për të cilët neve mbetemi mjaftë të vëmendshëm dhe të interesuar është të shohim përparimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social, të shqipëtarëve dhetë zonave ku jetojnë shqipëtarët në Maqedoni.
Nishani: Në Maqedoni shqiptarët janë një element i cili garanton stabilitet dhe funskionimin e shtetit






Intervistë e Presidentit të Shqipërisë , Bujar Nishani, dhënë gazetarit të TV ART- të Tetovës, Seladin Xhezairi

Zoti president le ta hapim këtë bashkëbisedim me vlerësimin tuaj për marrëdhëniet dypalëshe Maqedoni - Shqipëri. Si i vlerësoni këto?

Shqipëria e ka konsideruar si një prioritet të rëndësishëm jo vetëm të politikës të jashtme, jo vetëm të politikës rajonale, por, edhe të marrëdhenieve ndërfqinjësore, si të rëndësishme ndërtimin dhe konsuludimin e marrëdhënieve shumë të mira në Maqedoni. Kjo për një sërë arsyesh, së pari si një vend fqinjë, pasi Shqipëria ne politikën e saj të jashtme ka prioritet konsuludimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, orientimin e këtyre marrëdhënieve, jo vetëm komunikimit, por, edhe orientimit, vecanarisht, në zhvillimet ekonomike, komunikimit të përbashkët me të gjitha vendet fqinje, por, edhe për vet veçorinë që e ka Maqedonia për egzistencën atje të faktorit shqiptar si një element jetësor të shtetformimit të Maqedonisë, por dhe si një urë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e mira midis Shqipërise dhe Maqedonise, në kontekstin e dy shteteve dhe dy vendeve.

Kështu që përpjekjet dhe angazhimet e Shqipërisë,kanë qenë,mbeten njëkohësisht mjaftë të angazhuara dhe të rëndësishme për ta forcuar gjithmonë e më shumë marrëdhënien e fqinjësisë mirë dhe marrëdhëniet e mira midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në kontekstin e atyre që unë përmenda më lartë,por edhe duke konsideruar si një të ardhme të përbashkët, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, që jemi tashmë dy vende, por edhe në kontekstin e prioriteteve strategjike që dy vendet tona kanë shpallur që është procesi i integrimit euroatlantik. Pra, si Shqipëria që është anëtare e NATO-s dhe e fokusuar tashmë tek procesi I integrimit në familjen europiane,ashtu dhe që Maqedinia e angazhuar tashmë në anëtarsimin dhe në Bashkimin Europian, i shohim si një mundësi reale për të fokusuar jo vetëm në aspektin e komunikimit por edhe të koordinimit të përpjekjeve të përbashkëta, në mënyrë të tillë që përmes projekteve rajonale dhe projekteve ndërkufitare ,dhe projekteve të dy vendeve të zhvillojë,dhe të eci përpara veçanarisht në aspektin ekonomik, i cili është aq i domosdoshëm për qytetarët e dy vendeve tona.

Megjithatë, Zoti president, le të përqendrohemi tek thellimi I bashkëpunimit dypalësh. Fitohet përshtypja kryesisht, nga Tetova, se Maqedonia dhe Shqipëria mund të bëjnë shumëcka dhe fjalën kryesore në këtë rrafsh,para se të gjithash duhet ta kenë politikanët.

Padyshim që, edhe Shqipëria edhe Maqedonia kanë shumë, edhe shumë punë të tjera të përbashkëta dhe angazhime dhe përpjekje për të bërë në rradhë të parë në interes të qytetarëve të vendeve tyre, por,edhe në aspektin e bashkëpunimit dypalësh.

Është e natyrshme që qytetarët ta kenë orientimin dhe këndvështrimin e tyre dhe pritshmërinë e tyre tek politikanët, sepse ajo është klasa vendimarrëse në sistemin politik që është organizuar shoqëria jo vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni. Por, unë jam i bindur që pritjet e shqipëtarëve si në Shqipëri dhe në Maqedoni, kanë të bëjnë me angazhimet reale, e cila në fillim nis tek vullneti,dhe tek ky vullnet real, i qartë dhe i hapur i politikanëve për të marrë vendime në interes të jetës dhe të qytetarëve të vendeve të tyre. Nga ana tjetër, tek mënyra e funksionimit të institucioneve demokratike të vendit, si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni. Sepse, pavarësisht, janë politikanët ata që janë vendimarrësit dhe kjo është e vërteta, por, nuk mund të jenë ata garantuesit e funskionimit të demokracisë, nuk mund të jenë ata garantuesit e funksionimit të shtetit, përkundrazi, duhet të mekanizma të shtetit ligjor, duhet të jenë institucionet jo vetëm të ndërtuara,por dhe funksional nga pikpamja demokratike që të garantojnë pikërisht këto pritshmëri,këto të drejta,dhe këtë prosporitet të qytetarëve. Prandaj, harmonizimi midis përgjegjësisë dhe pergjegjshmërisë së politikanëve me konsulidimin dhe funksionimin demokratik të institucioneve është ajo çka qytetarët me të vërtetë presin, shpesh herë neve mundohemi t'i shmangim rëndësinë që qytetarët japin asaj që unë e quajta si pjesa harmonizuese e përgjegjësisë qytetarëve që është mekanizmi, që është shteti, që janë institucionet dhe e fokusojmë në mëntyrë të tillë tek lidershipi i politikanëvë që nuk është gjithcka.

Kur është fjala për lidershipin e politikanëve, mbase, këtë pyetje do të duhej ta shtroj dikund tjetër, nga pala maqedonase, nga qeveria e Maqedonisë, saktësisht pohojnë se është bërë një propozim për një mbledhje të përbashkët të dy kabineteve qeveritare të Tiranës dhe të Shkupit, por atëherë sot, ka mbetur përgjigjja nga Tirana ka qenë sot, nesër!

Këtu qendron dallimi midis retorikës dhe angazhimit konkret, midis vullnetit real dhe natyrisht çështjeve të cilat i kalojnë teatralitetit politik, të politikanëve të caktuar. Unë personalisht, e kam përgëzuar, e mbështes fort, kontakte të tilla, dhe takime të tilla midis qeverive të vendeve të rajonit tonë, ka pasur një eksperiencë shumë të mirë të nisur midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të vijojë padiskutim edhe me Maqedoninë, me Maline Zi, pasi vendet tona në aspektin e zhvillimit strategjik janë të fokusuara që të gjitha në objektiva të përbashkëta, po të shikosh objektiva strategjik qe ka Maqedonia,janë ato të integrimit euroatlantik, janë ato të zhvillimit ekonomik, janë ato të angazhimeve në projekte të përbashkëta nën kujdesjen dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, të Komisionit Europian,po kështu në Shqipëri, po kështu në Kosovë.

Pra, kontaktet janë më se të domosdoshme, aq më tepër edhe njëhëerë e përsëris,sepse ka një rëndësi të jashtëzakonshme fakti që, në Maqedoni qeveria përbëhet edhe nga shqiptarë,pra përfaqsues të forcave politike shqiptare. Në Maqedoni shqiptarët janë një element i cili garanton stabilitet dhe funskionimin e shtetit të Maqedonisë, në Maqedoni, shqiptarët janë qytetarë të cilët kontribojnë përmes taksavë, përmes angazhimeve, përmes kontributeve të tyre si individ, si komunitet, si familje, si shoqëri, në përparimin e vendit të tyre. Pra, në këtë kontekst, takimet dhe jo vetëm takimet formale, por takimet të cilat prodhojnë një angazhim të përbashkët, të prodhojnë realizimin e projekteve të përbashkëta, të prodhojnë një impakt të drejtëpërdrejt tek jeta, veçanarisht ekonomike, por edhe sociale dhe kulturore, dhe shoqërore, qoftë e qytetarëve në Shqipëri, qoftë e qytetarëve në Maqedoni, mbetet një domosdoshmëri dhe janë një çështje e cila duhet realizuar dhe nuk ka asnë arsye që të shtyhet, natyrisht, që situatë në Maqedoni, veçanarisht kriza e rëndë politike që e ka përfshirë Maqedoninë mund të krijojë problematika të tilla, por unë besoj që këto duhet të mbeten pjesë e një agjende të pandryshuar në të ardhmen .

Përmendët krizën politike në Maqedoni, Zoti president, ju jeni prononcuar për zhvillimet e 9 Majit ,në qytetin e Kumanovës. Cili është vlerësimi juaj, për teleshikuesit tanë,kur është fjala për atë që ndodhi në Kumanovë?

Më së pari, unë ju falemnderoj për pyetjen, sepse më jepni mundësinë edhe njëherë që tu dërgoj qytetarëve shqipëtarë të Kumanovës,solidaritetin tim, dhe simpatinë e vecantë për vuajtjen,terrorin e padrejtë që ata patën gjatë asaj dite.

Qytetarët e pafajshëm të Kumanovës,nuk kishin pse vuanin atë lloj terrori policor,nga ana tjetër është një ngjarje e cila padiskutim kërkon të hetohet dhe të qartësohet. Unë shpreh edhe njëherë ngushëllimet për të gjithë jetët e humbura në Kumanovë,vlersoj në mënyrë maksimale shqipëtarët e Kumanovës të cilët nuk ranë në grackën e paraqitjes të këtij konflikti si një konflikt ndëretnik, cka nuk është një konflikt ndëretnik qarazi,por, se cila ka qenë situata në të vërtetë para asaj ngjarje,gjatë asaj ngjarje dhe pas asaj ngjarje, kërkon domosdoshmërisht, në rradhë të parë për interesin e Maqedonisë, për interesin e qytetarëve të Maqedonisë, për interesin e demokracisë dhe parimeve të shtetit ligjor dhe të drejës në Maqedoni,hetim transparent,hetim të besueshëm, hetim i cili të njoh në rradhë të parë qytetarët e Maqedonisë, qytetarët e Kumanovës, por, edhe të gjithë vendet mike dhe partnere,dhe komunitetit ndërkombëtarë ,se cila është e vërteta e asaj ngjarje,pasi ka shumë paqartësi,ka shumë informacione të ndryshme jo vetëm në media,kështu që unë pres ashtu sic edhe tashmë është artikuluar edhe nga të gjitha vendet miq,partenere të Maqedonisë,dhe të qytetarëve të Maqedonisë, që nga Uashingtoni deri në Bruksel që ajo ngjarje kërkon një hetim dhe një zbardhje të vecantë. Jam i bindur që përfshirja e ekseprtizës ndërkombëtare në hetimin e kësaj cështje, do të ndihmojë shumë në besueshmërinë por,edhe në transparencën e hetimit të kësaj ngjarje. Por,nga ana tjetër, unë jam shumë i interesuar dhe jam i bindur që jo vetëm në Shqipëri dhe qeveria Shqiptare,institucionet shqipëtare, por edhe ato ndërkombëtare,presin që të shikojnë një ndihmë të drejtëpërdrejtë ndaj banorëve të pafajshëm të Kumanovës, që ju dëmtuan pronat,ju dëmtuan shtëpitë,kaluan një terror psikologjik të pa nevojshëm,të pa arsyehsëm ,të pa merituar.Dhe nga ana tjetër,cdo akt kriminal,pa diskutim që jo vetëm duhet hetuar,por edhe duhet dënuar.

Zoti President, ka çështje të hapura mes Maqedonisë dhe Shqipërisë? Nga pala maqedonase mund të dëgjohet se Tirana zyrtare ende zvarrit njohjene emrit kushtetues, njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues.

Tirana ka qenë ndër vendet e para që jo vetem ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, por edhe emrin e saj. Tirana gjithmonë e ka trajtuar, e ka komunikuar në rrugë zyrtare në të gjitha rastet me emrin zyrtar të Maqedonisë, të Republikës të Maqedonisë dhe nuk ka asnjë lloj dileme në këtë rast.

Por, çështje në diskutim dhe çështje të hapura kemi, veçanarisht është çështja e respektimit të të drejtave kushtetuese, të drejtave dhe lirive demokratike të shqiptarëve në Maqedoni, që janë të kornizuara me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është një marrëveshje jo thjeshtë e arritur ndërmjet palëve dhe partive politike në Maqedoni, por është një marrëveshje e cila është realizuar me mbështetjen dhe me garancën e faktorit ndërkombëtarë, ndaj që të gjithë palët, partite politike në Maqedoni, veçanarisht shumica qeverisen në Maqedoni, por edhe aktorët dhe partnerët ndërkombëtarë kanë përgjegjesi që ta shohin këtë marrëveshje të nënshkruar dhe të arritur, të realizuar plotësisht në frymë dhe në gërmë si një element e cila do t'i kontribojë stabilitetit të Maqedonisë. Një nga çështjet për të cilët neve mbetemi mjaftë të vëmendshëm dhe të interesuar është të shohim përparimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social të shqipëtarëve dhe të zonave ku jetojnë shqipëtarët në Maqedoni. Pasi dukshëm ka një diferenc në zhvillimin e infrastrukturës, zhvillimin shoqëror, zhvillimin social, zhvillimin ekonomik të zonave ku banojnë shqiptarët në Maqedoni dhe kjo nuk është e mirë padyshim në rradhë të parë për shqipëtarët, për qytetarët që jetojnë atje, por nuk është e mirë as për Maqedoninë vet, pasi sjellja e kontrasteve të tilla të zhvillimit ekonomik, sjell padyshim një acarim të çështjeve sociale dhe eksplodim të çështjeve dhe të sjelljes shoqërore siç ndodh dhe në çdo vend ku ka diferenca të zhvillimit ekonomik midis rajoneve apo zonave të ndryshme të një vendi të caktuar, pavarësisht se ku ndodhet ai vend. Pra, këto janë çështjet të cilat janë padiskutim çështje të hapura midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqipëria gjithmonë e ka konsideruar dhe vazhon ta trajtoj këtë si një çështje që në rradhë të parë duhet zgjidhur nga institucionet e Maqedonisë, sepse janë ato përgjegjëset në raport me kushtetutën e vendit të tyre, në raport me angazhimet e tyre, janë çështje në rradhë të parë më së shumti të partive dhe përfaqësuesve politik të shqipëtarëve në Maqedoni sesa të institucioneve të shtetit shqiptar, por, shteti shqiptar nuk mund t’i ik kursesi pergjegjesise dhe angazhimit qe duhet të ketë për ta ndjekur dhe për ta kërkuar në vazhdimësi realizimin e kësaj marreveshje.

Në këtë rafsh Zoti President, si do t'ju përgjigjeshi qarqeve maqedonase, të cilët këtë angazhim të palës shqiptare të Tiranës e cilësojnë, si, po citoj, "Peternalizëm"?

Unë jam personalisht një njeri, i cili në kulturën time politike po edhe institucionale, tërësisht jasht paternalizmit, Shqipëria nuk mund të bëjë paternalizëm, jo vetëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por as ndaj shqiptarëve në Kosovë, as ndaj shqiptarëve në Mal të zi, as ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë kanë institucionet e tyre, kanë instrumentet e tyre politike institucional, kanë të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik, në Maqedoni një pjesë e klasës politike dhe një pjesë e përfaqësuesve të shqiptarëve janë në qeverisje, disa janë në opozitë sipas përkatësisë së tyre politike dhe sipas përzgjedhjes politike që ata kanë bërë në mënyrë krejt institucionale, dhe sovrane, por Shqipëria dhe institucionet shqiptare ashtu si edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse marrëveshja e Ohrit në frymë dhe në gërmën e saj, në zbatimin pa ekuivokë të saj, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të plotë ka të bëjë jo vetëm me stabilitetin e Maqedonisë, por çdo instabilitet dhe çdo cënim të stabilitetit të Maqedonisë, reflekton padyshim pastaj edhe në vendet e tjera fqinje dhe në vendet e rajonit, çdo destabilitet i rajonit në aspketin politik apo social është padiskutim me influencë edhe në Shqipëri, aq më tepër që ajo prek qytetarët e kombësisë shqiptare, çka është një detyrim kushtetues në Shqipëri, kujdesi për shqiptarët kudo ata jetojnë, kështuqë nuk ka asnjë nocion dhe asnjë konotacion, i cili e justifikon nëse është i tillë deklarimin për një lloj paternalizmi nga Shqipëria, sepse nuk ka një paternalizëm të tillë por, ju garantoj që interesimi, angazhimi, vëmëndja e Shqipërisë, jo vetëm që duhet të vazhdojë, por është një detyrim i sanksionuar në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Zoti President, le të kalojmë në një çështje tjetër, një deklaratë e kryeministrit shqiptar lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nuk është mirçpritur si në Beograd, do thosha edhe në Shkup, por edhe në Kancelaritë Perëndimore. A flet kjo për një kurs të ri të Tiranës zyrtare apo ishte një rast që duhet harruar?

Unë nuk i komentoj jo vetëm zakonisht por asnjëherë deklaratat, veçanarisht të politikanëve tjerë aq më tepër të kryeministrit të Shqipërisë apo të çdo kryeministri të vëndeve tjera, posacërisht të politikanëve shqiptarë, kanë pikpamjet e tyre politike, kanë këndvështrimet e tyre politike, natyrisht në çdo rast kur Presidenti ka për detyrë dhe obligim kushtetuts të mbrojë çështjet që lidhen drejtërdrejtë me përgjegjësinë e tij kushtetuse, me obligimet e tij si mbartës i unitetit të popullit, por edhe si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë, padyshim që do të jetë prezent dhe do të angazhohet. Ajo që unë mund t’ju garantoj dhe mund t’ua përsëris ka të bëjë me faktin që Shqipëria dhe Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë qenë agresiv dhe ndaj tjerëve. Kurrë nuk kanë qenë sulmues, përkundrazi kanë qenë gjithmonë në përpjekje për të mbijetuar, për të ruajtur, për të rrezistuar dhe për të mbrojtur, qoftë integritetin e tyre qoftë sovranitetin e tyre, qoftë identitetin e tyre, dhe natyrisht proceset e integrimit europjan kulmojnë ashtu sic është modeli sot europjan, në hapërsira ku kufijtë administrative e humbasin kuptimin e tyre për shkak të lëvizjes së lirë të njerëzve, për shkak të lëvizjes së lirë të mallrave, për shkak të ndërlidhjes dhe ndërthurjes së kulturave, për shkak të komunikimit intensive, pa marrë parasysh se në cilin qytet në cilin territor ndodhen forumet e caktuara, ndodhin institucionet e caktuara,ndaj dhe unë i besoj shumë kësaj që edhe cështja kombëtare Shqiptare do të gjej realizimin e saj madhor në hapësirën Europjane, në bërjen pjesë në Bashkimin Europian të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë, pra të gjitha këtyre vendeve që e aspirojnë, e kanë në platformën e tyre politike, e kanë në objketivat e tyre politik, e kanë në objektivat e tyre strategjik, e kanë edhe pjesë të axhendës së tyre të punës së përditshme. (Tv Art)

Publikuar: 04.06.2015 | 16:39
Lexuar: 880 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime