E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Sarajit, Berim Bexheti, i cili ishte i pranishëm tha se ndërtimi i objekteve të reja sportive është një ndër prioritet kryesorë në mandatin e tij. “Në bashkëpunim me Ambasadën zvicrane, sot edhe zyrtarisht kemi filluar realizimin e projektit për ndërtimin e tereneve të reja sportive nëpër shkollat fillore në komunën tonë.
Fillon projekti pėr ndėrtimin e tereneve sportive












Komuna e Sarajit në Bashkëpunim me ambasadën zviceranë në Shkup, ka filluar projektin për ndërtimin e tereneve sportive nëpër shkollat fillore. Projekti i parë ka filluar në fshatin Bojanë me çrast në mënyrë solemne kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës së sportit.

Kryetari i komunës së Sarajit, Berim Bexheti, i cili ishte i pranishëm tha se ndërtimi i objekteve të reja sportive është një ndër prioritet kryesorë në mandatin e tij. “Në bashkëpunim me Ambasadën zvicrane, sot edhe zyrtarisht kemi filluar realizimin e projektit për ndërtimin e tereneve të reja sportive nëpër shkollat fillore në komunën tonë.

Fillimisht kemi filluar në fshatin Bojanë, ndërsa kemi paraparë edhe nëpër vendbanimet Llaskarcë, Kopanicë , Radushë , Lubin dhe Svillare. Punimet nëpër të gjitha shkollat do të përfundojnë deri në fund të mujait gusht ”ka deklaruar Kryetari i komunës, Blerim Bexheti, sipas të cilit Komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do ta mbajë epitetin komuna më atraktive për sport dhe rekreim. Në këtë project përveç tereneve sportive, është paraparë edhe meremetimi i sallës së sportit në fshatin Kondovë.

Ky projekt përfshin vlerën prej 8 milion denarëve , nga të cilët 6 janë siguruar nga ambasada e Zvicrës, ndërsa me dy million denarë participon komuna e Sarajit. Përveç këtyre projekteve komuna e Sarajit në bashkëpunim me agjencin për rini dhe sport me sukses është duke përfunduar edhe tre projekte të mëdha, sallën e sportit në Saraj, terenet e tenisit në Shishovë si dhe ndërtimi i stadiumit në fshatin Lubin.

Publikuar: 17.06.2010 | 05:39
Lexuar: 511 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime