Trienalja e pestë ndërkombëtare organizuar nga Universiteti i Marmarasë këtë vit mbahet me temën Në lindje të perëndimit, në perëndim të lindjes: Qasje të reja në art dhe dizajn
Studentët USHT-së, programit studimor Arti figurative morën pjesë në Trienalen e pestë ndërkombëtare të organizuar në Stamboll të Turqisë. Studentët Sadbi Aziri, Arbër Kolonja, Mirsada Zaimi dhe Musa Ziberi nga Fakulteti i Arteve të USHT-së në këtë aktivitet artistik i prezantuan punimet e tyre nga lëmi i pikturës dhe dizajnit grafik.
Dekani i Fakultetit të Arteve doc. dr Muamer Sadiku theksoi se studentët tanë me punimet e tyre marrin pjesë në Trienalen e cila këtë vit ka tubuar rreth 93 organizata dhe 500 studentë nga dyzet e katër shtete të botës.
Trienalja e pestë ndërkombëtare organizuar nga Universiteti i Marmarasë këtë vit mbahet me temën Në lindje të perëndimit, në perëndim të lindjes: Qasje të reja në art dhe dizajn
Vlen të theksohet se Fakulteti Arteve i USHT-së kohë më parë nëpërmjet organizimit të Ekspozitës në Galerinë Arteve në Tetovë prezantoi rezultatet artistike të studentëve për vitin akademik 2009/2010. Po ashtu me ftesë të Akademisë së Arteve të Republikës së Shqipërisë studentët e po këtij fakulteti, këtë muaj morën pjesë edhe në ekspozitën ,,Ura me tri Harqe në kryeqendrën e Republikës e Shqipërisë.