Përgjigjja është shumë e thjesht naiviteti i politikes tonë dhe përqendrimi i tyre tek tenderët bënë që Mitrovica të jetë e ndarë, dhe mjerisht duket se e kem humbur përgjithmonë.
Shkruan :
Adrian Kamberi
Populli shqiptar asnjëherë nuk do ta harroj ndihme që ja benë ndërkombëtaret.
Gjithmonë do të jemi falënderues për shume të mira që na benë për përkrahjen që na dhanë na ndihmuat në dit shumë të vështira.
Por, ka gjera që nuk mund të tu falen dhe këto ndodhen fal naivitetin tonë, sidomos të politikaneve te cilët dita e ditës po tregohen të pa aftë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Një shembull i keq dhe një plagë e madhe për kosovaret është Mitrovica, e cila edhe pas 11 vjet pas çlirimit të vendit dhe me shumë se 2 vjet pavarësie të këtij vendi mbetet e ndarë!
Shpesh herë qytetaret i dëgjon duke bërë shumë pyetje:
A vlen pavarësia edhe për Mitrovicën?
A është edhe ajo pjesë e jona?
Pse po ndodh kjo?
Kush i ka fajet?
Përgjigjja është shumë e thjesht naiviteti i politikes tonë dhe përqendrimi i tyre tek tenderët bënë që Mitrovica të jetë e ndarë, dhe mjerisht duket se e kem humbur përgjithmonë.
Por çka është edhe ma e turpshme dhe më e pafalshme është se politikane tonë dhe qeverisja aktuale as që qanë kokën për të, madje madje ajo rrallë herë është temë debati për ta.
Ndërsa ndërkombëtaret duke para naivitetin tonë, dhe mos interesin tonë për shtete-formim, po mundohen me lojëra të ndryshme tu hedhin hi syve qytetareve për ta mbuluar disi këtë mision të dështuar të tyre, gjë që po e arrin.
Shembull ishte fillimi i autostradës ku ndërkombëtaret normal që përkrahën këtë projekt dhe qytetaret e Kosovës të gjithë u fokusuan tek autostrada, Mitrovica aut! Pastaj show i EULEX kundër ministrive, prapë të gjithë të fokusuar sekush do arrestohet?! Cili qenka hajni?! dhe deri më tash asgjë, veç një show dhe humbje e përqendrimit të qytetareve për problemet që ka vendi.
Sepse EULEX nuk është në gjendje të burgos ndonjë nga politikanet kosovar, pasi që edhe vetë janë të zhytur fellë në aferat korruptive në Kosovë.
Sepse në misionin tashme të (pa) larguar nga Kosova (UNMIK) ka pasur përfaqësues nga shumë vende të cilët në vendin e tyre kanë më shumë probleme se ne në Kosovë, atëherë çka mund të pritet nga ta?!
Prandaj këto dhe shumë lojëra të tjera të ndërkombëtareve janë vetëm sa për të humbur përqendrimin e qytetareve për problemet që po ndodhin, për ty hedh hi syve, gjë qe po arrihet lehtë
.
Andaj të dashur politikan ju që çdo dit deklaroni që jeni në shërbim të popullit të Kosovës, harrojeni për një kohe tenderët dhe kthejuni Mitrovicës se është pjesë e jona për të cilën u derdh shumë gjak.
U bë boll më!
Populli është lodhur, u kënaqëm duke ju par se si po bëni milioner, se si po bëni villa më taksa tona, por sikur ju të na kishit bërë deri më tash të mira aq sa gjera negative, do ju kishim thënë boll më se u ngopem nga të mirat...
Edhe njëherë Mitrovica, funksionimi i ligjit, arsimi.... duhen të jen prioritete e juaja e jo vetëm tenderët.