E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin që ishte dakorduar në nismë të përbashkët në frymën e tashmë praktikës së vendosur të kontakteve bilaterale në nivel kryeministrash, siç informoi Kabineti i Gruevskit, janë këmbyer mendime dhe informacione për më shumë çështje me interes të përbashkët dhe rajonal.
Takim Gruevski - Papandreu nė Bruksel











Maqedonia dhe Greqia mbesin të përkushtuara dhe e mbështesin procesin që e zhvillon ndërmjetësuesi Metju Nimic në suaza të KB-së. Ekziston vullnet dhe gatishmëri për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin bilateral për emrin, e cila nuk do të shkaktojë dëm asnjërës nga të dyja palët.

Këtë e deklaruan kryeministrat e të dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në takimin e sotëm gjysmëorësh në Këshillin e BE-së.

Në takimin që ishte dakorduar në nismë të përbashkët në frymën e tashmë praktikës së vendosur të kontakteve bilaterale në nivel kryeministrash, siç informoi Kabineti i Gruevskit, janë këmbyer mendime dhe informacione për më shumë çështje me interes të përbashkët dhe rajonal.

Të dy kryeministrat, mes të tjerash, kanë biseduar edhe për sfidat e ndërlidhura me krizën ekonomike botërore, integrimet evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.

Ky është takimi i pestë tet-a-tet Gruevski-Papandreu. Katër takimet paraprake ishin vlerësuar si të dobishme për rritjen e besimit dhe mirëkuptimit mes të dyja palëve, por nuk sollën përparim në zgjidhjen e kontestit bilateral për emrin.
Takim Gruevski - Papandreu në Bruksel

Takim Gruevski - Papandreu në Bruksel

Takim Gruevski - Papandreu në Bruksel

Publikuar: 17.06.2010 | 05:26
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime