E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Vetëm 25 gola në 16 ndeshjet e para të botërorit dhe krahasuar me turneun e kaluar që ishin 39. Në botërorine 2002 ishin 46 gola të shënuar në këtë pikë -.
Mesatarja e golave nė kupėn e botės, mė e ulta nė histori




Gjergji Mima


- Ata janë numrat 1 të futbollit dhe po mundohen shumë të shënojnë, por pa sukses të madh.

Gafa e portierit anglez Green, ajo e bërë nga portieri algjerian
Chaouci, vetëpërjashtimi i Buffonit. Këto mund të ishin arsye për të
përmirësuar mesataren e sulmuesve të botërorit aktual, por sërish
është për të ardhur keq me këtë nivel.

Pas 16 ndeshjeve të para të fazës në grupe, nga turneu i
Afrikës së Jugut vjen mesatarja më e ulët në historinë e botërorëve.

Nëse lëmë jashtë klasifikimit Gjermaninë, sulmet e të gjitha
skuadrave të tjera kanë qenë nën ritmin e pritur. Në 16 ndeshjet e
para janë shënuar vetëm 25 gola, me një mesatare prej 1.56 golash për
ndeshje.

Ky është rezultati më i ulët në historinë e një botërori, dhe
ekspertët e futbollit po shpresojnë se do të përmirësohet në ndeshjet
e ardhshme.

Që kur turneu luhet me 32 skuadra, gjithnjë ka qenë "boom" golash. Në
francë 1998, golat e xhiros së parë ishin 37, në botërorin e Koresë
dhe Japonisë ishin 46 dhe në Gjermani 2006, ishin 39 gola të shënuar
në ndeshjet e para.

Publikuar: 17.06.2010 | 21:32
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime