Në vitet 60, që ishin edhe vitet e parë të burgimit të Mandelës dhe luftëtarëve të tjerë anti-Aparteid në burgun famëkeq të Robben Island, të burgosurit luftuan shumë për të pasur të drejtën për të luajtur futboll në fushën e burgut.
Ethet e futbollit
Futbolli është një lojë shumë popullore në të gjithë Afrikën, por zë një vend të veçantë në Afrikën e Jugut, ku ka ndër të tjera edhe një rezonancë politike më të dukshme gjatë viteve të sundimit të Aparteidit. Ky sport u bë shumë popullor sapo iu prezantua kolonive të kontinentit nga kolonizatorët. Mundja e francezëve, anglezëve, apo perëndimorëve të tjerë në lojën e tyre kishte rëndësi të madhe për lojtarët afrikanë dhe tifozët në përgjithësi. Në këtë foto shfaqet stadiumi i Sovetos ku u luajt ndeshja e çeljes së kampionatit botëror dhe do të luhet edhe ajo e finales së madhe të Afrikës 2010.
Golat dhe burgu
Në vitet 60, që ishin edhe vitet e parë të burgimit të Mandelës dhe luftëtarëve të tjerë anti-Aparteid në burgun famëkeq të Robben Island, të burgosurit luftuan shumë për të pasur të drejtën për të luajtur futboll në fushën e burgut. Ata krijuan një skuadër me 24 anëtarë që stërvitej dhe sillej sipas të gjitha rregullave të FIFA-s. Për të burgosurit kjo ishte shumë më tepër se një lojë apo një mënyrë për të kaluar kohën. Ajo ishte një shenjë proteste ndaj frymës që kishte futur Aparteidi për inferioritetin e të zinjve krahasuar me të bardhët. Lojtarët ishin jo vetëm shumë të aftë fizikisht, por edhe shumë strikt për sa i përket respektimit të rregullave të lojës.
Hedhja
Joshja e futbollit si një lojë rebele ka të bëjë shumë me thjeshtësinë e saj. Gjithçka që duhet për të luajtur futboll janë topi dhe një fushë e sheshtë.
Krenaria
Për Afrikën e Jugut, shansi i organizimit të Kupës së Botës në futboll është një rast i jashtëzakonshëm. Nëse do tia dalim me sukses që të organizojmë kampionatin, atëherë do të zhdukim imazhin e mbrapshtë që krijoi Aparteidi për Afrikën e Jugut, se ai është një vend i populluar nga qenie njerëzore inferiore. Ne jemi gati të zëmë vendin që na takon në skenën e botës, ka deklaruar shefi i komitetit organizativ të Kupës së Botës.
Stadiumi
Stadiumi i futbollit ku u luajt ndeshja e çeljes dhe do të luhet edhe ajo e finales ka një domethënie të madhe për revolucionin e Afrikës së Jugut. Stadiumi është ngritur në Soveto, qyteti i Johanesburgut, ku janë zhvilluar shumë ngjarje të rëndësishme dhe heroike të luftës së afrikanëve kundër sundimit të Aparteidit.
Stadiumi
Shefi i komitetit organizativ falënderoi të gjithë ata punëtorë dhe ndërtues që kontribuuan në ngritjen e stadiumit të futbollit në Soveto dhe për këtë u dhuroi atyre 54 bileta falas për ndeshjet e Botërorit.
Hare në rrugët e Sovetos
Historia e qytezës është e ngjashme me atë të revoltës dhe të lojës së futbollit. Ishin banorët e qytezës, emigrantët, minatorët, punëtorët e krahut ata që krijuan skuadrat e para që iu kundërvunë skuadrave të bardha. Protesta e madhe në Soveto në vitin 1976, që siç thuhet ishte protesta pas së cilës Aparteidi nuk e mori më veten kurrë plotësisht, nisi pikërisht kur forcat e policisë po i ndalonin të rinjtë që të shkonin të ndiqnin një ndeshje futbolli.
Sfida
Afrikanët që jetojnë jashtë Afrikës së Jugut janë shumë krenarë që kampionati po zhvillohet në vendin e tyre, çka do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit që kanë njerëzit deri më tani për këtë vend, si vend i urisë dhe i krimit.
Lart në qiell
Një balonë për turistët që fluturon mbi Soveto. Kupa e Botës do të luhet në dhjetë stadiume të shpërndarë në nëntë qytete në të gjithë vendin.
Golashënuesit
Popullariteti i futbollit në Afrikë i dedikohet kryesisht faktit që shumë nga yjet më të mëdhenj të kësaj loje si kamerunasi Eto, që luan për Milanin, apo Drogba i cili luan për Çelsin, kanë lindur dhe janë rritur në këtë kontinent.
Spontaniteti
Për shkak se shumë afrikanë e kanë mësuar këtë lojë në kushte të vështira, duke luajtur zbathur e me topa lecke, ata mësojnë që të jenë kreativë, spontanë dhe improvizues. Lojtarët më të mirë afrikanë, të cilët luajnë në kampionatet më të suksesshme europiane, janë pikërisht fëmijët e dikurshëm që zhgërryheshin nëpër rrugë dhe fusha dhe luanin futboll edhe në errësirë dhe në kushte të vështira. (gazeta shqip)