E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim është biseduar edhe për përfshirjen e Maqedonisë në korridorin tranzit ndërkombëtar " Rrjedha Jugore", me mundësi për ndërtimin e një dege nëpër territorit të Maqedonisë.
Takim Ivanov-Medvedev nė Sankt Peterburg











Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e e vazhdon vizitën e punës në Rusi me takim bilateral me shefin e shtetit rus Dimitrij Medvedev, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Sipas paralajmërimeve, në takim pritet që të bëhet fjalë për marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin ekonomik midis Maqedonisë dhe Rusisë si dhe për gjendjet në Ballkan.

Përkundër kësaj, presidenti Ivanov do të marrë pjesë edhe në punën e Forumit ekonomik të Maqedonisë në Sankt Peterburg, që fillon sot.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë që do t'i bashkangjiten presidentit Ivanov gjatë qëndrimit në Rusi do të jetë edhe zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski.

Presidenti Ivanov dje, ditën e parë të vizitës treditore në Rusi pati takime me drejtorët e përgjithshëm të Gazpromit, Aleksej Miler dhe të Lukoil Valerij Grajfer.

Në takim është biseduar edhe për përfshirjen e Maqedonisë në korridorin tranzit ndërkombëtar " Rrjedha Jugore", me mundësi për ndërtimin e një dege nëpër territorit të Maqedonisë.

Sfera e tretë për të cilën u bisedua është partneriteti ndërmjet gjigantit energjetik rus dhe Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e elektranave të gazit. Gadishmëria e të dyja palëve për realizimin e projekteve tregohet edhe me atë se çfarë kanë dakorduar ekipet profesionale të Gazpromit dhe Qeverisë së RM-së menjëherë të fillojnë të punojnë në harmonizimin e punëve teknike.(mia)

Publikuar: 18.06.2010 | 01:35
Lexuar: 299 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime