E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtatëmbëdhjetë muaj pasi që Obama e mori funksionin presidencial, ai vazhdon të gëzojë besim të lartë në Azi, 76 për qind në Japoni, 75 për qind në Korenë e Jugut, 73 për qind në Indi dhe 67 për qind në Indonezi.
Obama mė i famshėm nė Evropė se sa nė SHBA










Presidenti amerikan Barak Obama është më i famshëm në Evropën Perëndimore dhe Azi se sa në SHBA, ndërsa myslimanët janë të dëshpruar nga ai, tregoi hulumtimi vjetor i institutit "Pju risërç centar".

Sipas anketës, e zbatuar në 22 shtete, jo më pak se 90 për qind kanë besim në Obamën në masë më të vogël ose më të madhe. Kjo vlen për 87 për qind nga francezët dhe 84 për qind nga britanikët, por vetëm për 65 për qind nga amerikanët.

Shtatëmbëdhjetë muaj pasi që Obama e mori funksionin presidencial, ai vazhdon të gëzojë besim të lartë në Azi, 76 për qind në Japoni, 75 për qind në Korenë e Jugut, 73 për qind në Indi dhe 67 për qind në Indonezi.

Rejtingu i presidentit të parë afro-amerikan në historinë e SHBA-së është i lartë në dy shtetet afrikane të përfshira në hulumtim, Nigeria me 84 për qind dhe 95 për qind në Kenia, vendlindja e babait të tij.

Në krahasim me këtë, më i lartë është mosbesimi ndaj Obamës në botën myslimane. Mendim të pamjaftueshëm për presidentin amerikan kanë 65 për qind nga turqët, 64 për qind egjiptianët, prej të cilave të gjitha shtetet islamike aleate të SHBA-së.

Përjashtim i vetëm nga bota myslimane është Indonezia, ku Obama e ka kaluar gjysmën e pjesës së fëmijërisë së tij.

Popullariteti e presidentit amerikan në vendet islamike u ul në vitin 2009, kur ai në fjalimin e tij në Kajro publikoi fillim të ri mes SHBA-së dhe botës myslimane.

Qytetarët e anketuar nga Egjipti dhe Jordania madje janë adhurues më të mëdhenj ndaj Al Kaedës se sa ndaj SHBA-së.

Është karakteristike edhe ulja e rejtingut të Obamës në Mekiskë. Ky trend sqarohet me ligjin e ri më të rreptë për emigrimin në shtetin e Arizonës, edhe pse ai kundërshtoi në miratimin e tij. Para hyrjes së këtij akti në fuqi, 47 për qind nga meksikanët kanë besim në Obamën, e tash pjesa e tyre është zvogëluar në 36 për qind.

Hulumtimi është zbatuar mes 7 prillit dhe 8 majit dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se 24 mijë të anketuar.

Publikuar: 18.06.2010 | 18:30
Lexuar: 407 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime