E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata njëherit kanë kosntatuar se nënshkrimin i ardhshëm i marrëveshjes për borgjin e kleringut midis Rusisë dhe Maqedonisë, i paralajmëruar për të shtunën, do të krijojë kushte për pjesëmarrje të "Gazprom", në ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit të Maqedonisë.
Maqedonia pėrmes










Përfshirja e Maqedonisë në korridorin ndërkombëtar transitor "Rrjedha jugore", me mundësi për ndërtimin e krahut përmes territorit të Maqedonisë, ishte njëra nga temat e takimit të sotëm në Shën Petërburg të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Zoran Stavreski me drejtorin e përgjithdhëm të "Gazprom", Aleksej Miler.

Ata njëherit kanë kosntatuar se nënshkrimin i ardhshëm i marrëveshjes për borgjin e kleringut midis Rusisë dhe Maqedonisë, i paralajmëruar për të shtunën, do të krijojë kushte për pjesëmarrje të "Gazprom", në ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit të Maqedonisë.

"Nënshkrimi i marrëveshjes sot do të mundësojë zhvillimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Rusisë në sektorin energjetik. Me këtë janë krijuar kushte "Gazprom" të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit për gazsjellës në Republikën e Maqedonisë, për të cilën gjë dyja paltë shprehën gatishmëri të plotë për bashkëpunim", kumtoi Kabineti i ministrit të Financave, Stavreski.

Ivanov, Stavreski dhe Miler kanë biseduar edhe për mundësinë për partneritet midis gjigantit energjetik rus dhe Maqedoninë në ndërtimin e elektranave të gazit.

"Gatishmëria e dy anëve për realizimin e projekteve dëshmohet edhe me atë që është dakorduar ekipet e ekspertëve të Gazpromit dhe Qeverisë së RM-së menjëherë të fillojnë të punojnë në harmonizimin e punëve teknike", thuhet në kumtesën nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Zoran Stavreski.

Publikuar: 18.06.2010 | 19:20
Lexuar: 475 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime