Në këto kushte policia kreu edhe arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Emiliano Stefanidhi, lindur në Fier e banues në lagjen nr.8 në Tiranë, student në UT; 21-vjeçarit Romeo Nikolla, lindur e banues në fshatin Gosivisht komuna Frashër e rrethit të Përmetit, gjithashtu student, si dhe Luan Halilit 50 vjeç, lindur në fshatin Gosivisht të Përmetit dhe banues në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë.
Dy studentë të Universitetit të Tiranës dhe një bashkëpunëtor i tyre, banor në zonën "Komuna e Parisit" në kryeqytet, janë vënë dje në prangat e policisë së Durrësit, pasi janë kapur me një sasi narkotikësh në zonë e Plepave në këtë qytet.
Të mërkurën, sektori antidrogë në policinë e Durrësit organizoi operacionin e koduar "Eklips", me objekt bllokimin e një sasie lënde narkotike e destinuar për plazhin e Durrësit. Në orën 06:00 të mëngjesit, agjentët antidrogë kishin zënë vend në Plepa pikërisht në hyrje të plazhit të Durrësit. Sapo kanë zbritur nga një mjet transporti,3 djem të rinj me çanta në duar janë ndaluar nga policia.
Policia ka ushtruar kontroll nëpër çanta, ku ka gjetur dhe sekuestruar 10 qese plastike me lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa e përpunuar, e gatshme për përdorim. Pasi u peshua, rezultoi se në çanta ndodheshin 6.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis-sativa.
Në këto kushte policia kreu edhe arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Emiliano Stefanidhi, lindur në Fier e banues në lagjen nr.8 në Tiranë, student në UT; 21-vjeçarit Romeo Nikolla, lindur e banues në fshatin Gosivisht komuna Frashër e rrethit të Përmetit, gjithashtu student, si dhe Luan Halilit 50 vjeç, lindur në fshatin Gosivisht të Përmetit dhe banues në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë.
Sipas policisë, operacioni i koduar "Eklips" u hartua dhe zbatua në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative për aktivitetin kriminal të tre të akuzuarve për përpunim e shitje të lëndëve narkotike. Dyshohet se një aktivitet i tillë mund të jetë kryer dhe në vitet e shkuara në zonën e Plazhit, por pritet përfundimi i plotë i hetimeve.