E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja paraqet vazhdim të bashkëpunimit midis Francës dhe Maqedonisë në trajnimin e administratës shtetërore të filluar para shumë viteve në kuadër të së cilës 154 nëpunës shtetërorë dhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia me sukses e përfunduan trajnimin në shtatë ciklet e deritanishme.
Nėnshkruhet marrėveshje Maqedoni-Francė pėr trajnim tė nėpunėsve shtetėrorė












Përfaqësuesit e administratës shtetërore dhe publike të Maqedonisë gjatë dy viteve të ardhshme me ndihmë franceze do të mund të trajnohen për arritje të kritereve evropiane në sferën e nëpunësve shtetërorë.

Këtë e mundësoi sot marrëveshja e nënshkruar tripalëshe për Trajnim të lartë administrativ të nëpunësve shtetërorë nga Maqedonia nga ana e Sekretariatit për çështje evropiane, Agjencia për nëpunës shtetërorë dhe Ambasada franceze në Maqedoni.

Marrëveshja paraqet vazhdim të bashkëpunimit midis Francës dhe Maqedonisë në trajnimin e administratës shtetërore të filluar para shumë viteve në kuadër të së cilës 154 nëpunës shtetërorë dhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia me sukses e përfunduan trajnimin në shtatë ciklet e deritanishme.

Ambasadori francez në Maqedoni Zhan-Klod Shlumberzhe theksoi se bashkëpunimi në trajnimin e nëpunësve shtetërorë paraqet urë e vërtetë midis Francës dhe Maqedonisë.

"Jemi të vetëdijshëm se punojmë për ardhmërinë, por për të afërme të afërt sepse Maqedonia lëviz drejt Bashkimit Evropian", tha Shlumberzhe.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski theksoi se Trajnimi i lartë administrativ si investim në kapitalin njerëzor ka për qëllim t'i avancojl edhe kapacitetet profesionale të institucioneve të Maqedonisë dhe nëpunësve shtetërorë në funksion të përforcimit të kapaciteteve në procesin e integrimeve europiane.

"Qëllimi përfundimtar është rritja e efikasitetit të punës së organeve shtetërore, ndërsa me këtë krijim të admiistratës shtetërore efikase dhe profesionale e cila do të funksionojlë në pajtim me standardet e BE-së", tha Naumovski, duke theksuar se përforcimi i kapaciteteve të nëpunësve dhe administratës shtetërore në tërësi është interes strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Qeveria dhe institucionet, siç theksoi, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t'i shfrytëzojnë kapacitetet edhe njohuritë e nëpunësve shtetërorë.

"Vazhdimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e rajnimit të lartë administrativ paraqet edhe një sfidë për SÇE-në si bartës të aktiviteteve në realizimin e përcaktimit për ndërtim të shërbimit shtetëror efikas, efektiv dhe modern", theksoi Naumovski.

Drejtori i Agjencisë për nëpunës shtetërorë Aleksandar Geshtakovski shpjegoi se trajnimi i dy gjeneratave të para është zbatuar në Paris, ndërsa vitit të kaluar në Strasburg, ndërsa të tjerat në Maqedoni. Katër gjeneratat e para, siç theksoi, tërësisht janë financuar nga shtetit francez, ndërsa tre gjeneratat e ardhshme me 50 për qind nga pala e Maqedonisë dhe Francës.

"Trajnimi i lartë administrativ sipas të gjitha kritereve dhe matësve paraqiste maje në të gjitha segmentet e trajnimit të nëpunësve shtetërorë duke filluar nga angazhimi i profesionistëve dhe ekspertëve të lartë nga Republika e Maqedonisë, e deri te profesorët e lartë nga Franca. Rezultat i kësaj është numri i madh i nëpunësve shtetëror që kanë përfunduar të cilët sot ndodhen madje edhe nl funksionet më të larta në shërbimin shtetëror të Republikës së Maqedonisë", tha Geshtakovski.

Sot, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes, iu ndanë diplomat për përfundim të suksesshëm të trajnimit të shërbimeve shtetërore nga gjenerata e shtatë. (mia)

Publikuar: 18.06.2010 | 21:30
Lexuar: 587 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime