E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dy ose tre javët e ardhshme, ajo duhet të lidhet në sistemin dhe pritet që nga fillimi i muajit të ardhshëm të vendoset në funksion, që do të paraqet rritje të dyfishtë të kapacitetit të tanishëm për prdhim të dokumentave personalë.
Aparati i ri pėr pėrpunimin e dokumenteve personalė do tė funksionojė nė fillim tė korrikut











Aparati i ri, tetëtonësh për përpunimin e dokumenteve personale, me ndihmën e ekspertëve nga prodhuesit sot u vendos në Qendrën për personalizim, ndërsa pranim formal do të bëhet pas ekzekutimit të testeve të para për rregullshmëri të saj teknike, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në dy ose tre javët e ardhshme, ajo duhet të lidhet në sistemin dhe pritet që nga fillimi i muajit të ardhshëm të vendoset në funksion, që do të paraqet rritje të dyfishtë të kapacitetit të tanishëm për prdhim të dokumentave personalë.

Nga aspekti teknik, aparati i ri ka mundësi për personalizim në maksimum të deri 5.000 kartelave. I njëjti ka të vendosur katër koka laserike për shtypje dhe mund të funksionojë me kapacitet të zvogëluar edhe në raste kur ndonjëra prej tyre do të prishej. Krahas kësaj, makina ka mundësiedhe për personalizim të dokumentave më të sofistifikuar, gjegjësisht ajo paraqet investim në infrastruktuën e nevojshme për realizimin e ardhshëm të projektit Kartelë elektronike personale i cili është paraparë me Strategjinë për shoqëri informatike 2010-2012.

"Nga aspekti financiar, implementimi i marrëveshjes së re, gjegjësisht furnizimi, instalimi dhe servisimi, MPB-së do t'i kushtojë rreth 1.500.000 euro me TVSH dhe Doganë, pa shpenzimet për servisim në 7 vitet e ardhshme. Kësti i parë i cili është gjysma e kësaj shume është paraparë të paguhet menjëherë, ndërsa dy këstet e tjera në vitin 2011 dhe 2012. Afati për servisim i cili është i mbuluar me marrëveshjen zgjat deri në vitin 2017", shtohet në kumtesën e MPB-së.

Deri më 1 qershor të këtij viti MPB-ja ka dhënë 777.130 dokumente udhëtimi, 744.892 letërnjoftime dhe 236.126 leje për vozitje. Vetëm në vitin e kaluar me procedurën e re janë dhënë 550.000 letërnjoftime biometrike dhe dokumente të tjera udhëtimi, që paraqet rritje për 70 për qind në krahasim me vitin 2004 kur janë dhënë 391.122 dokumente udhëtimi dhe letërnjoftime edhe krahas procedurës jashtëzakonisht të thjeshtësuar. (mia)

Publikuar: 18.06.2010 | 22:21
Lexuar: 705 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lati (31/07/2011 17:48:16) NJE PASAPORT I CILI ENDE NUK E NDANE GJYREN E NJI KOMBIT NDAJ SHTETASIT .UNE NUK E SHOFE TE ARSISHEM SE NE SHQIPTARET JEMI DHE SI KOMBE MAQEDONASE DUHET QE TE NDAHET KOMBI NDAJE SHTETASIT , KJO ESHT NJI MODEL TE JUGOSLLAVISE SE VJETER ,DHE SOT PO PERDORIN TE SHQIPTARET , POR KJO DON TE DHOT SE ESHT SUKSESI , I PARTIVE SHQIPTARE,,,,DIASPORA PO SHIKON DHE REAGON , ME KUJDES

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime