Jam duke përfunduar një këngë të re për veten. Nga java tjetër xhiroj videon me Entermedia, dhe besoj që nga fundi i muajit do dalë në trasmetim..., tregon kantautori Mumajesi.
Blerand Rexhepi
Pas hiteve të shumta të cilat i punon për estradën, Flori ka menduar të bëjë diçka dhe për vete. Ky do të jetë një sukses i radhës për Florin, pas paraqitjes në Balkanika Music Award dhe duetit me këngëtaren bulgare Alisia.
Bëhet fjalë për një këngë të re, që do ketë dhe një video verore. Jam duke përfunduar një këngë të re për veten. Nga java tjetër xhiroj videon me Entermedia, dhe besoj që nga fundi i muajit do dalë në trasmetim..., tregon kantautori Mumajesi.
Sigurisht që klipet e tij nuk kalojnë pa vëmendje edhe në Kosovë, pasi në edicionin e fundit të VideoFest, kënga S'të fal në duet me grupin Kthjellu, fitoi çmimin Best Rock Video.