E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padine e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atehere minister, ngacmonte seksualisht nje femer qe donte te punesohej.






Ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka fituar sot gjyqin e tij ndaj televizionit Top Channel. Një shumë prej 400 mijë euro duhet të paguajë televizioni për dëmin që sipas vendimit i është shkaktuar ish-ministrit Pango, pas publikimit të videos e cila u konsiderua si skandal seksual.

Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padine e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atehere minister, ngacmonte seksualisht nje femer qe donte te punesohej.

Gjyqtari Agim Bendo ka shpallur fajtore Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej të shfaqej të flirtonte me një vajzë.

Gjatë seancës së sotme te Gjykata e Rrethit të Tiranës gjyqtari Agim Bendo deklaroi se televizioni Top Channel nuk duhet të publikojë më video të tilla që cënojnë sipas tij jetën e personit.

Padia e Pangos mbante numrin 2669 me bazë ligjore padi shkaktim dëmi.

Në objektin e saj ish-ministri kërkonte deklarimi i palës së paditur, televioznin Top-Channel përgjegjëse për shkaktim dëmi ndaj personit si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu Pango kërkonte detyrimin e palës së paditur të mo spublikojë në të ardhmen artikuj intervista apo komente ndaj palës paditëse (atij vetë) të cilat në mënyrë direkte apo indirekte të mund të dëmtojnë personin e tij. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 000 000 euro.

Ngjarja për të cilën Pango paditi Top Channel erdhi pas atij që u cilësua skandal i datës 4 mars të vitit të kaluar, ku Pango filmohej në banesën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon.
Gjyqtari Agim Bendo, duke argumentuar vendimin, më tej edhe kërkon: “Televizioni Top Channel, nuk duhet të publikojë më asnjë video të tillë që cenon jetën personale të tjetrit”. (noa)

Publikuar: 18.06.2010 | 23:06
Lexuar: 825 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime