"Do të vazhdojmë të protestojmë deri sa ata ti lejojnë bijat tona të
shkojnë në shkolla me shami, thotë organizatori, Halil Kastrati.
Rreth 5,000 persona kanë protestuar sot në Prishtinë kundër një vendimi qeveritar për tju ndaluar nxënësve bartjen e shamive në shkolla publike. Protestuesit, që arritën në Prishtinë nga të gjitha pjesët e vendit, urdhëruan qeverinë që ta tërheqin vendimin dhe të mos i diskriminojë myslimanët.
"Do të vazhdojmë të protestojmë deri sa ata ti lejojnë bijat tona të shkojnë në shkolla me shami, thotë organizatori, Halil Kastrati.
Protestuesit e zemëruar me mbishkrime ku shkruhej "Mos e përdorni shtetin kundër nesh dhe Ka mbaruar koha e komunizmit, marshuan deri tek ministria e edukimit, e cila edhe ka miratuar ndalesën.
"Kjo nuk është uniformë, por obligim imi fetar. E respektoj fenë time por gjithashtu dëshiroj të shkoj në fakultet, u shpreh studentja, Fitore Abazi.