E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyrtarët nga kjo kompani kishin premtuar se do të fillojnë me fluturime nga 19 qershor prej Zvicrës për në Kosovë me këtë ofertë. Mirëpo të shtunën me 19 qershor nga Gjeneva për në Prishtinë një biletë avioni kushtonte 268 franga zvicerane. Në këtë çmim nuk është i llogaritur fare bagazhi, por nëse udhëtarët marrin më shumë gjëra me vete, kjo kushton në aeroport gati dyfish më shumë në krahasim me një rezervim të mëparshëm.
Oferta mashtruese e “Easy Jet”












Paralajmërimet e aviokompanisë “Easy Jet” në ueb sajtin e saj për çmimet e biletave për udhëtime në drejtim të Zvicrës nuk janë të vërteta, me ato të cilat janë publikuar ditë më parë nga kjo kompani, si dhe nga drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) Agron Mustafa. Ne ueb sajtin zyrtarë të kompanisë ishte publikuar se bileta një drejtimesh nga Zvicra kushton 39 franga, ndërsa kthyese 85 franga, në realitet çmimet janë dhjetë herë më të larta.

Zyrtarët nga kjo kompani kishin premtuar se do të fillojnë me fluturime nga 19 qershor prej Zvicrës për në Kosovë me këtë ofertë. Mirëpo të shtunën me 19 qershor nga Gjeneva për në Prishtinë një biletë avioni kushtonte 268 franga zvicerane. Në këtë çmim nuk është i llogaritur fare bagazhi, por nëse udhëtarët marrin më shumë gjëra me vete, kjo kushton në aeroport gati dyfish më shumë në krahasim me një rezervim të mëparshëm.

Po ashtu, një biletë nga Bazeli për në Prishtinë, ku fluturimi realizohet më datën 26 qershor kushton hiç më pak se 364 franga zvicerane, derisa nga Prishtina për në Bazel kushton 344 franga. Ndërkaq, bileta kthyese që ofron kjo kompani ka një çmim prej 745 frangave.

Çmimi i biletave që ofron kjo kompani në vazhdimësi pëson rritje sidomos në kohën kur bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës për t’i kaluar pushimet verore. Pagesa e një bilete për datën 10 korrik nga Baseli për në Prishtinë kushton hiç më pak se 458 franga, nga Prishtina për në Basel 344 franga. Ndërkaq, ajo kthyese 839 franga zvicerane. Po ashtu, edhe çmimet e biletave në drejtim të Gjenevës janë tejet të larta, krahasuar me ofertën paraprake të kësaj kompanie.

Një biletë nga Gjeneva për në Prishtinë më datën 10 qershor kushton 412 franga, nga Prishtina për në Gjenevë 412 franga. Ndërkaq, bileta kthyese 825 franga zvicerane.

Po ashtu, çmimi i një bilete për
udhëtim nga Gjeneva për në Prishtinë me datën 10 korrik kushton 412 franga, nga Prishtina për në Gjenevë 412 franga. Ndërkaq, ajo kthyese 825 euro.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës para pakë ditësh ka thënë se aplikimi i kompanisë shumë të njohur ‘EasyJet’ për të operuar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës dëshmon se ky aeroport është ndër më atraktivët në regjion. “Ne si menaxhment së bashku me bordin e kompanisë, përveç kalimit në 24 orë operime pa ndërprerë, kemi miratuar Programin Nxitës dhe Stimules për aviokompanitë, ku aviokompanive të cilat vinë të fluturojnë në Kosovë iu ofrohen beneficione dhe stimulime të ndryshme dhe ky program prej të cilit përfitojnë shumë kompani veç se ka dhënë efektin e vetë.” ka thënë ai.

Sipas tij, menaxhmenti i ANP-së është duke bërë përpjekje për ta sjellë në Kosovë edhe kompaninë tjetër të njohur për flotën e madhe dhe çmimet e lira, “Czech Airlines”

“Kësaj kompanie i është bërë i njohur programi nxitës dhe stimulues për aviokompanitë që ne kemi miratuar dhe kjo kompani ka futur ANP në listën e ngushtë të aeroporteve nga ku ata mund të fillojnë linjën e re të fluturimeve nga Praga dhe anasjelltas. Qëllimi ynë si menaxhment i ANP-së është ta rrisim sa më shumë konkurrencën dhe pasagjerëve tanë ti ofrohen mundësi të mira dhe më të lira për të fluturuar në destinacione të ndryshme”ka thënë ai.

Ndërkaq, të enjten ai nuk ka dashur të flet rreth çmimeve që është duke aplikuar kjo kompani për shitjen e biletave për udhëtime prej Zvicrës për në Kosovë dhe anasjelltas.

“Nuk dua të flas për këtë çështje. Nuk kam koment”ka thënë Mustafa përmes telefonit.

Edhe zëdhënësi i ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Xhevdet Pozhari nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

“Për këtë çështje kompetent është këshilltari i ministrit Endrit Shala”ka thënë ai.

Por, ky i fundit të enjten ka qenë e pamundur të kontaktohet gjatë gjithë ditës. (zëri)

Publikuar: 19.06.2010 | 00:03
Lexuar: 821 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
musa (20/03/2012 10:25:43) pershendetje ju lutem nese kini munsi mem shkerue ne imeall per . mu um duhen 6 bileta bazel prishtin .prishtin bazel kethyse keto bileta um duhen prej 21 korrik deri 31 gusht.per meshum jemi 5 te rritur vetem njo esht 10 vjeqaj .ju me tre goni sa kusht edhe aka mun si tash mej rezervu ju faliminderit per rrespektin

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime