E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë bankat janë në telashe dhe vendi është i ndarë.
“Isch (not) over!”









Dita e parë në shtetin e falimentuar grek!

Kështu shkruan gazeta gjermane, Bild, referuar situatës në vendin fqinj.

Sot duhej paguar kësti ndaj FMN-së, çka praktikisht e çon vendin në falimentim.

Ndërkohë bankat janë në telashe dhe vendi është i ndarë.

“Megjithatë loja vazhdon- ka sërish negociata shpëtimi mes Brukselit dhe Athinës. Dhe për ta shpjeguar me fjalët e ministrit të Financave, Wolfgang Schaeuble: Isch (not) over!” shkruan gazeta Bild.

Me fjalë të tjera, nuk ka mbaruar akoma.

Sipas gazetës, sot ose nesër do ketë një takim mes kryeministrit grek, Alexis Tsipras dhe përfaqësuesve të lartë të BE, me synim gjetjen e një zgjidhjeje.

Brukseli ka dërguar një sinjal tek Tsipras, se nëse pranon ofertën e re të kreditorëve dhe kërkon që në referendum populli të votojë pro paketës së shpëtimit, hapet rruga për fondet.

Ndërkohë kryeministri grek, Alexis Tsipras ka kërcënuar se do japë dorëheqjen nëse grekët votojnë pro paketës së shpëtimit.

Ai tha se nuk mund të qëndrojë akoma në detyrë për të mbikëqyrur procesin e shkurtimeve.

Ndërkohë që vota kundër paketës së shpëtimit do ndihmojë Greqinë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për krizën, tha Tsipras.

Publikuar: 30.06.2015 | 12:48
Lexuar: 942 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime