E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot po ju shfaqim një nga fotot e këtij turi, në të cilën Shpati, është duke kënduar tërë pasion një nga këngët e repertorit të tij, dhe publiku i gjerë është duke dëfryer nën tingujt e muzikës së tij.
Shpat Kasapi nė SHBA pėr Afėrditėn, apo…?







Me zërin interesant, paraqitjen dhe buzëqeshjen që gjithmonë e ka karakterizuar, ai i bën menjëherë njerëzit për vete. Publiku çmendet pas tij dhe këtë gjë e kemi vënë re në çdo skenë mbi të cilën është ngjitur këngëtari nga Maqedonia, Shpat Kasapi.

Edhe këtë herë, gjatë turneut të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpati ka tërhequr pas vetes gjithë publikun, duke i bërë ata të kërcejnë e këndojnë bashkë me të përgjatë gjithë mbrëmjeve.

Sot po ju shfaqim një nga fotot e këtij turi, në të cilën Shpati, është duke kënduar tërë pasion një nga këngët e repertorit të tij, dhe publiku i gjerë është duke dëfryer nën tingujt e muzikës së tij.

Në foto duket dhe një vajzë e re që është duke regjistruar me celularin e saj këngëtarin ndërsa këndonte. Me këtë tur koncertesh në SHBA Shpati ka gëzuar pa masë edhe të dashurën e tij, këngëtaren e modelen e njohur që prej vitesh jeton në Amerikë, Afërdita Dreshajn, gëzim të cilin ajo e ka shfaqur edhe në statuse të ndryshme, në profilin e saj në rrjetin social facebook.com

Publikuar: 19.06.2010 | 23:01
Lexuar: 1092 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
gani shaqiri (25/09/2010 15:29:50) pwershendetje si jeni a jeni mir si kaloni ne keto dite vere deshta te pershendes shpat je i papar por edhe aferditen e paske per qefi
hahah
ok ju pershendes edhe ju deshiroj shendet te mir dhe zhdo te mir ne jet kaloni shum mire tung.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime