E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Insistuti lançoi Indeksin e Paqes Globale për vitin 2015 këtë javë, që përfshin 162 vende të botës bazuar në faktorë si nivelet e krimeve të dhunshme, përfshirjes në konflikte dhe shkallës së militarizimit.
Vendet më paqësore në botë









Nëse kërkojmë paqe të vërtetë e mira është të shkojmë në Islandë.
Sipas Institutit jofitimprurës të Ekonomisë dhe Paqes, ishulli i vogël që ndodhet në mes të Atlantikut të Veriut ka ruajtur pozicionin e tij si vendi më paqësor në botë.

Insistuti lançoi Indeksin e Paqes Globale për vitin 2015 këtë javë, që përfshin 162 vende të botës bazuar në faktorë si nivelet e krimeve të dhunshme, përfshirjes në konflikte dhe shkallës së militarizimit.

6 nga 10 vendet e para paqësore i përkasin Europës, me Danimarkën dhe Austrisë që mbajnë përkatësisht pozicionin e 2-të dhe të 3-të.
“Europa ka ruajtur pozicionin si rajoni më paqësor në botë, i mbështetur nga një mungesë konfliktesh të brendshme dhe të jashtme,” shkruhet në raport.

Dhuna në Ukrahinë, ka ndikuar shumë në përmbledhjen e kësaj liste. Ukrahina ka vuajtur një përkeqësim të normës së saj gjatë vitit të fundit ndërsa separatistët pro-rusë janë përplasur me forcat qeveritare.

I vetmi vend që u paraqit më keq ishte Libia, që është zhytur në një luftë civile mes islamistëve dhe grupeve nacionaliste, thotë raporti.

Siria ka mbetur në fund të renditjes, me Irakun dhe Afganistanin që e ndjekin pas, si vendet ku grupet e Shtetit Islamik kanë shkaktuar terror.

Shtetet e Bashkuara ndodhen në mes të listës, duke dalë keq në aspektin e militarizimit, vrasjeve dhe frikës nga dhuna.

Publikuar: 03.07.2015 | 11:21
Lexuar: 790 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime