Pas kësaj fitoreje, Paraguai ka katër pikë dhe i nevojitet edhe një pikë e vetme në ndeshjen e fundit në Grupin F kundër Zelandës së Re, për të qenë i sigurt në kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.
Gjergji Mima
- Paraguaji fitoi dhe bindi kundër një Sllovakie të dobet, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Në Bloemfontein vendosën goli i Verës në minutën e 27-të, i cili
shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Barrios dhe goli i Riveros në
minutën e 85-të.
Sllovakia nuk pasti asnjë reagim, duke mos qenë asnjëherë në gjendje
të shqetësojë portierin paraguajan Villar. Zhgënjyese edhe prova e
kapitenit sllovak, Marek Hamsik. Sllovakia kishte paralajmëruar lojë
agresive në sulm, por ekipi i Paraguajit nuk i la mundësi
kundërshtarit, pasi ishte dominues në fushë dhe këtë e demonstroi me
realizimin e 2 golave.
Me këto tre pikë kuqeblutë shkojnë në kuotën e 4 pikëve në
grupin F, ku pritet të luhet edhe ndeshja Itali Zelanda e Re.
Grupi F
Sllovaki Paraguaj 0-2
Shënues: Vera 27, Riveros 85'
Sllovakia (4-3-3): Mucha; Pekarik, Durica, Skrtel, Salata (Stoch);
Kozak, Strba, Hamsik; Veiss, Vittek, Sestak (Holosko). Trajner: Veiss
Paraguai (4-3-3): Villar; Bonet, Alcaraz, Da Silva, Morel; Vera,
Riveros, V. Caceres; Santa Cruz, Valdez (Torres), Barrios (Cardozo).
Trajner: Martino