E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çatia juaj është e përbërë nga kashta dhe shtëpiza e hotelit ju bën të ndjeheni sikur e keni lënë realitetin pas.
Pesë plazhe për muajin më të paharrueshëm







Nëse ju dhe bashkëshorti juaj i ardhshëm, jeni të stresuar me planifikimin e dasmës, lëreni atë mënjanë dhe filloni planifikimin e muajit të mjaltit.

Plazhi Matira, Bora Bora

Kur mendoni për “arratisjen” tuaj romantike, ndoshta imagjinoni në mëndjen tuaj, një dok të gjatë që ju çon në shtëpitë mbi ujin e kristaltë të oqeanit.

Çatia juaj është e përbërë nga kashta dhe shtëpiza e hotelit ju bën të ndjeheni sikur e keni lënë realitetin pas. Me shumë mundësi, keni imagjinuar për pushime në Polinezianet Franceze në plazhin Matira në Bora, Bora.

Jeta e natës në ishull, është e pasur me muzikë të qetë dhe romantike për të sapomartuarit.

Plazhet Cambridge, Bermuda

Në rezortin Plazhet Cambridge, ju inkurajojnë të “ri-zbuloni njëri tjetrin”. Ju dhe bashkëshorti juaj do të keni kujtime të paharrueshme, teksa shëtisni në një nga katër plazhet.

Për adhuruesit e natyrës, Bermuda ofron dhe Spittal Pond Nature Reserve, e cila duhet të jetë pjesë e itenerarit të muajit të mjaltit.

Plazhi Mai Khao, Tajlandë

Si një nga destinacionet më të qeta, të paprekura në Phuket të Tajlandës, kjo pikë e muajit të mjaltit, garanton qetësi nga jeta e natës, që shumë çifte mundohen ti shmangen gjatë atij muaji. Ky plazh është, unik dhe origjinal, duke u krenuar me mungesën e hoteleve dhe jetës turistike.

Synimi për këtë pikë turistike, është shijimi i natyrës në gjëndjen e saj më natyrale. Atje nuk do të mund të gjeni të rinj, që dyndin plazhin gjatë periudhës së verës; gjëndja e tij e virgjër e bën arratisjen më rigjeneruese nga streset e përditshme.

Ishulli Manda, Kenya

Ishulli ka 16 vila, 14 km plazhe të izoluara dhe një pyll te bukur bregdetar, që është shtëpia e botës së egër të Kenya-s. Përveç kësaj ishulli i Manda-s, mbetet i papopulluar dhe ju pret t’a prekni këmbëzbathur. Rezorti ka pishinë yjore, një dhomë idilike leximi dhe qendër me sporte ujore.

Virgin Gorda, Ishujt e virgjër Britanikë

Gorda, është oazi i tretë më i madh, nga gjithë ishujt që përbëjnë ishujt e virgjër Britanikë. Nëse zgjidhni të bëni muajin e mjaltit këtu, do t’a gjeni veten duke u relaksuar në plazhet e shkretuara, duke përqafuar ritmin e ngadaltë të të përditshmes, duke eksploruar pishinat shkëmbore dhe duke ecur nëpër shtigje të fshehura.

Në këtë vend, ju dhe bashkëshorti juaj do të gjeni plot kohë për njëri tjetrin.

Publikuar: 09.07.2015 | 12:06
Lexuar: 847 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime