E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfrytëzues të banesave sociale mund të jenë fëmijët pa prindër të cilët kanë jetuar në shtëpi të fëmijëve pa prindër, shfrytëzuesit e ndihmës sociale, personat e goditur nga fatkeqësitë elementare, invalidë dhe persona të cilëve u nevojitet kujdes nga personi tjetër, qytetarë të bashkësisë rome të cilët janë raste sociale dhe prindër të cilët kujdesen vetë për fëmijë të mitur.
Interes i madhė pėr banesa sociale












Ekziston interesi madh për banesat sociale dhe për 208 banesat e ofruara në Ohër, Kërçovë, Kavadar, Koçan dhe Kriva Pallankë, në konkursin e shpallur nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, kanë arritur 547 aplikime. Banesat do të ndahen publikisht dhe përmes rrugës elektronike.

Për 32 banesat e ofruara në Kërçovë kanë aplikuar 155 persona, në Ohër për 71 banesa interes kanë treguar 144 qytetarë, në Koçan për 29 banesa janë paraqitur 69 persona, për 46 banesa në Kriva Pallankë kanë aplikuar 113 persona, ndërsa për 30 banesa në Kavadar kanë arritur 66 aplikacione.

Shfrytëzues të banesave sociale mund të jenë fëmijët pa prindër të cilët kanë jetuar në shtëpi të fëmijëve pa prindër, shfrytëzuesit e ndihmës sociale, personat e goditur nga fatkeqësitë elementare, invalidë dhe persona të cilëve u nevojitet kujdes nga personi tjetër, qytetarë të bashkësisë rome të cilët janë raste sociale dhe prindër të cilët kujdesen vetë për fëmijë të mitur.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të publikojë rang listë preliminare, në pajtim me metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve të interesuar për marrjne e banesës. Para se të sillet sistemimi final i banesave do të bëhet shqyrtim shtesë në vendngjarje që të verifikohet saktësia e dokumentacionit të dorëzuar.

Numri maksimal i pikëve të cilin personat të cilët kanë aplikuar mund t'i marrin është 100. Gjatë vlerësimit merret parasysh numri i anëtarëve të familjes për të cilët shuma e përgjithshme e mjeteve nuk duhet të jetë më e lartë se 50 euro në muaj, struktura e vjetërsisë e amvisërisë së përbashkët dhe invaliditeti i përhershëm, tha zëdhënësi i Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve, Dragan Simonovski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai theksoi se interesim ka edhe për banesat për çiftet e reja bashkëshortore të cilat janë në shitje. Konkursi i këtyre banesave ka përfunduar, ndërsa çmimi është rreth 850 euro për metër katror.

Ministria së shpejti do të fillojë projekt të ri për ndërtimin e 35 objekteve banesore me gjithsej 1.752 banesa në mbarë Maqedoninë, të cilat duhet të jenë gati për dy deri në tre vjet.

Publikuar: 20.06.2010 | 21:43
Lexuar: 725 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime