Kryetarja e Kuvendit ka një detyrë: mbledh Konferencën e Kryetarëve, hartojmë Kalendarin dhe në momentin që vijnë dekretet ato i kalojnë komisionit dhe ato i kanë kaluar komisionit. Meqënëse ne jemi në një fazë të re të parlamentarizmit, në një kohë kur nëse vetëm përpara disa vitesh nuk ekzistonte fare dëgjesa, ose Hearing, ose seanca dëgjimore, sot kjo është bërë një praktikë parlamentare shumë efiçente, shumë e mirë, një hap i rëndësishëm në praktikat tona në Kuvendin e Shqipërisë.
Detyra e opozitës është të kundërshtojë Qeverinë, por kurrë ti bëjë opozitë shtetit
Pyetje: Javën e ardhshme përfundon afati trejavor për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit. Çdo të ndodhë me dekretet, do kalohen për votim në seancë? Çfarë votimi do të ndiqet?
Kryetarja e Kuvendit: Kryetarja e Kuvendit ka një detyrë: mbledh Konferencën e Kryetarëve, hartojmë Kalendarin dhe në momentin që vijnë dekretet ato i kalojnë komisionit dhe ato i kanë kaluar komisionit. Meqënëse ne jemi në një fazë të re të parlamentarizmit, në një kohë kur nëse vetëm përpara disa vitesh nuk ekzistonte fare dëgjesa, ose Hearing, ose seanca dëgjimore, sot kjo është bërë një praktikë parlamentare shumë efiçente, shumë e mirë, një hap i rëndësishëm në praktikat tona në Kuvendin e Shqipërisë.
Si çdo hap pozitiv, unë mendoj se ky duhet çuar më tej, të zhvillohet më tej. Modele të tilla ekzistojnë në të gjitha vendet e botës. Natyrisht në sistemin tonë, pavarësisht se jemi republikë parlamentare, ne kemi një organ kushtetues të caktuar që bën propozimet. Në vendet e tjera të Europës ka disa organe shtetërore ose pushtete që bëjnë propozimin.
Në paralele me mënyrën tonë të sjelljes së propozimeve dhe emërimeve të gjykatësve, modeli më i afërt është modeli amerikan. Nëse i referohemi modelit francez për shembull aty një e treta propozohet nga Parlamenti, një e treta tjetër nga Kryetari i Senatit, pjesa tjetër që mbetet nga një pushtet i tretë, apo nëse i referohemi modeleve të tjera në Poloni, në Hungari diku votimi është i hapur dhe diku është i mbyllur.
Për shembull nëse në Hungari është i mbyllur, në Poloni votimi është i hapur. Ne kemi një raport shumë interesant të Komisionit të Venecias, i cili, pas një opinioni, një analize të marrë nga të gjitha procedurat parlamentare në Europë, flet për mënyrat e votimit dhe procedurat në parlamente të ndryshme, duke i konsideruar të gjitha këto mënyra votimit, të hapura apo të mbyllura, si demokratike, si standard më i lartë natyrisht vlerësohet aty ku transparenca është më e madhe. Në bazë të leximit që ne i bëjmë Kushtetutës, ajo e thërret Kuvendin e Shqipërisë, i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të japë një vlerësim substancial dhe votimi substancial nuk është votimi individual i deputetit.
Vlerësimi substancial është i institucionit të Kuvendit. Do të ishte papërgjegjshmëri nëse në një votim të fshehtë, një deputet i caktuar për shkak të një lidhjeje miqësore, të një njohjeje personale të jepte një vlerësim mbi një institucion kaq të rëndësishëm siç është pushteti gjyqësor. Atëherë Kushtetuta thërret Kuvendin në përgjithësi si institucion dhe jo në emrin individual të deputetit.
Në përgjegjësinë dhe në vlerësimin e votës substanciale që Parlamenti ka, natyrisht shumë deputetë me të drejtë kanë ngritur çështjen e votimit të hapur, duke bërë në këtë mënyrë që Kuvendi, si institucion qëndror, të marrë përgjegjësinë për emërimin, por duke i ofruar në të njëjtën kohë një shans opozitës, për të gjykuar mbi vendimet që merren si institucion në përgjithësi.
Pra, nëse vendimi i marrë është pozitiv, apo nëse ka hëpësira për të diskutuar mbi një vendimmarrje që nuk do të ishte n ë shërbim të integritetit, të rritjes së profesionalizmit dhe të një shkalle më të lartë të efiçencës, të ndershmërisë dhe drejtësisë të këtij pushtetit kaq të rëndësishëm. Natyrisht, këto janë diskutime që vijnë nga grupe deputetësh, nga konstitucionalistë, nga analiza të sjella nga Komisioni i Venecias, nga analiza dhe raporte studimesh që vijnë nga Senati amerikan, nga Kongresi amerikan, nga Bundestagu gjerman, nga Asambleja Kombëtare franceze, nga Parlamenti polak, nga Parlamenti hungarez.
Janë mbledhur të gjitha këto praktita, janë diskutuar në mbi 5 mbledhje të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, i cili është institucioni që konsiderohet bipartizan, sepse në tema të tilla të mëdha për shtetin tonë është shumë e rëndësishme që të kesh frymë bipartizane. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua si Kryetare e Kuvendit sesa të gjej frymën bipartizane në trajtimin e kësaj çështjeje, pavarësisht votës në finale.
Në arsyetimin konstitucional, në doktrinën e drejtësisë, në seriozitetin e modeleve të ofruara për çdo çështje, çdo propozim, nga çdo grup propozues, kjo më jep kënaqësi, sepse pas 20 vitesh, Parlamenti është në momentin që kërkon kompromis, kërkon raport përgjegjësie ndaj shtetit dhe ndaj qytetarit në raport me ekonominë, padyshim në raport me heqjen e vizave dhe integrimin e vendit.
Nuk do të isha e sinqertë nëse nuk do të thoja se ndihem krenare që gjatë këtyre nëntë muajve, pasi ne po i afrohemi datës 28 qershor kur bëhet një vit nga zgjedhjet e parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar mbi 170 ligje, marrëveshje, rezoluta, vendime, ndër të cilat disa kanë qenë vendimtare, kanë qenë kushte mbi të cilat u mor vendimi i 27 majit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Por, ne ecim me të njëjtin seriozitet dhe sens përgjegjësie në reforma të tjera në rrugën e integrimit për të marrë statusin e vendit kandidat dhe pastaj për të hyrë në negociata në kapitujt që do të na ofrohen.
Unë nuk e fsheh që jam krenare që vetëm në një periudhë kaq të shkurtër kemi realizuar, kemi bërë të mundur si një institucion lider në reforma, marrjen më 26 nëntor të vendimit Këshillit Europian, vendimin e dërgimit të Pyetsorit në dhjetor nga Komisioni Europian, si dhe dorëzimin e Pyetsorit në të cilin pjesa e përgjigjeve nga Parlamenti ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për këtë të fundit unë kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për administratën e Kuvendit dhe për të gjithë administratën shtetërore. Dua të shtoj këtu edhe vendimin e 27 Majit të paraqitur nga Komisionerja Malstrom dhe më pas ratifikimin e tij në samitin e Sarajevës më 2 qershor, si dhe në deklaratën e fundit ku përsëri Shqipëria përgëzohet për progresin e bërë në arritjen e këtyre detyrimeve të rëndësishme.
Pyetje: Opozita këmbëngul se aktualisht ka një krizë, ndërsa mazhoranca ka deklaruar se ofron reformën zgjedhore. Çfarë do të ndodhë? Kanë nisur negociata me opozitën? A ka negociata të tjera, përveç atyre që duken në plan të parë?
Kryetarja e Kuvendit: Meqënëse po bëhet një vit nga zgjedhjet e 28 qershorit, një moment tjetër po aq primar, që bën që secili prej qytetarëve shqiptarë të jetë krenar për veten e tij, me familjen e tij, me identitetin e tij, është 28 qershori. Janë zgjedhjet të cilat për herë të parë në Shqipëri janë vlerësuar më të mirat, pas një procesi të gjatë vuajtjesh me problemet elektorale dhe kjo e bën çdo shqiptar që të ndihet i barabartë në thellësinë dhe në pjekurinë e trajtimit të një dite kur shqiptarët vetë janë gjykatësit.
Kështu që në këtë aspekt, pas ditës së votimit detyra e parë për partinë që votuesit e kanë caktuar në detyrën që të bëjë opozitën, është të pranojë rezultatin dhe të nderojë verdiktin e qytetarëve. Roli i opozitës është i shenjtë dhe unë si Kryetare e Kuvendit e kam për detyrë që ti respektoj në çdo hapësirë dhe në çdo të drejtë ligjore dhe të kem të gjithë fleksibilitetin për ti mbështetur, pasi ne si shqiptarë kemi të njëjtat qëllime.
96% e shqiptarëve kërkojnë integrimin dhe në këtë aspekt unë mezi pres bashkëpunimin e deputetëve të opozitës me pjesën tjetër të parlamentit për të çuar përpara çdo ligj, çdo reformë që i duhet vendit, jo Qeverisë. Detyra e opozitës është të kundërshtojë Qeverinë, ti bëjë opozitë asaj, por kurrë ti bëjë opozitë shtetit. Kjo do të ishte jashtëzakonisht e rëndë. Kjo është shumë e rëndë.